Gjergj Vyshka 23.12.2016 11:35
Kamza Basket ia ka dalë mbrëmë me shumë mundim ndaj Ardhmërisë Basket në sallën kryesore të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet. Pjesa e parë është e ngushtë në favor të skuadrës së trajnerit Adem Muhametajt, 21-20.
Në të dytën ka një përmirësim të lojës së miqve, të cilët duke fituar 16-12 e kanë mbyllur gjysmën e parë në favorin e tyre 37-32. Dhe duke marrë dhe pjesën e tretë 22-14 me një diferencë prej 13 pikësh, 59-46, Kamza Basket duket e sigurt.
Por nuk ndodh kështu. Edhe pse Merkaj e Shahini kanë lënë lojën me 5 gabime personale, sërish Ardhmëria, mbështetur veçanërisht fort tek Gjonaj e Sukaj, arrin të fitojë pjesën e katërt 28-20. Por Kamza ia ka dalë të jetë fituese 74-79.
Sepse Majk Vaqarri, kur Ardhmëria e ka ngushtuar diferencën e pikëve në tre, 74-77, ka qenë i saktë në dy gjuajtjet e lira. E përfundimisht vendi i katërt është për skuadrën e Muhametajt në këtë fundvit.
Ardhmëria Basket – Kamza Basket 74-79
(20-21, 12-16, 14-22, 28-20)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Superliga
Java e 10-të
(21-22 dhjetor 2016)
Të mërkurën:
Tirana – Flamurtari 136-47
Teuta – Vllaznia 81-73
Të enjten:
Ardhmëria Basket – Kamza Basket 74-79
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Tirana 10 9 1 939-667 19
- Teuta 10 8 2 790-644 18
- Vllaznia 10 6 4 752-700 16
- Kamza Basket 10 5 5 784-795 15
- Ardhmëria Basket 10 2 6 660-682 12
- Flamurtari 10 0 10 519-957 10