Gjergj Vyshka 23.02.2014 08:45
Ajo që bie në sy në javën e 13-të të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Të Rinj është se ka rënë Ardhmëria Basket, e cila është mundur në Shkodër nga Vllaznia, që është kampione në fuqi e të rinjve të koshit. Një fitore bindëse e shkodranëve përballë djemve të Afrim Bilalit, ndërsa kuqeblutë kanë fituar me 25 pikë diferencë, 65-40.
Skuadra që vazhdon të bëhet “tabelë qitjeje” është Mjeshtëria Sportive Durrës, e cila ka humbur në fushën e vet me 30 pikë diferencë ndaj Marsi Basket, por dhe Partizani, që është mundur nga Tirana kryesuese. Vlen të përmendet ndeshja direkte mes Virtus Tiranës dhe Apolonisë.
Edhe për ata të cilët e kanë parë në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, ka qenë ndër më të bukurat e basketbollit të të rinjve. Në fund ka fituar Apolonia, ndërsa në ndeshjet e tjera për djem bie në sy fitorja Real Basket për të rinj. Në përfundim të rinjtë dhe të rejat vijojnë të garojnë bindshëm.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Të Rinj
Grupi A
Java e 13-të
(22 shkurt 2015)
Kamza Basket – Teuta 49-39
Vllaznia – Ardhmëria Basket 65-40
Mjeshtëria Sportive Durrës – Marsi Basket 47-77
Superior Basket pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Ardhmëria 11 10 1 881-409 21
- Superiori Basket 11 9 2 871-487 18
- Vllaznia 11 8 3 827-465 18
- Kamza Basket 12 6 6 650-704 18
- Teuta 11 3 8 492-726 14
- Marsi Basket 11 3 8 439-649 13
- MSD 11 0 11 303-943 11
Grupi B
Java e 13-të
(22 shkurt 2015)
Real Basket – Skënderbeu 59-43
Virtus Tirana – Apolonia 44-54
Partizani – Tirana 21-47
Elbasani pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Tirana 11 10 1 709-497 21
- Apolonia 11 9 2 548-475 20
- Virtus Tirana 11 8 3 665-537 19
- Elbasani 11 6 5 593-575 17
- Real Basket 11 2 9 619-713 13
- Skënderbeu 10 2 8 407-512 12
- Partizani 11 1 10 347-577 11