AlbanianSport.com 15.08.2015 09:05
ASNN – Dje në stadiumin “Loni Papuçiu” është zhvilluar ndeshja miqësore mes Apolonisë dhe Teutës, e cila ka përfunduar në shifrat 2-2. Golat për ekipin fierak janë shënuar nga Lazareviç dhe Hoxha, ndërsa për durrsakët realizuan Hyka dhe Dita.
“Skuadra ka zhvilluar një lojë mjaft të mirë dhe jam i kënaqur, – ka thënë trajneri kryeqytetas i fierakëve, Artan Mërgjyshi. – Me të njëjtin nivel do të vazhdojmë edhe në ndeshjet e së Parë.”
Me një grup të konfirmuar, që ka edhe eksperiencën e Superiores, merkato e Apolonisë nuk ka qenë shumë aktive. “Kemi afruar Lazareviçin, i cili do të na shërbejë, – ka deklaruar trajneri i Apolonisë.
“Gjithashtu në miqësoren e djeshme kam ndjekur edhe nigerianin Onosiuge, i cili më ka lënë përshtypje të mira dhe besoj se do të vazhdojë të jetë pjesë e ekipit, – ka vijuar ai. – Na nevojiten edhe të paktën dy lojtarë dhe më pas do të jemi gati për sezonin e ri.”