ASNN – Canka ka qenë mrekullia e Apolonisë. Sulmuesi i ardhur nga verdhejeshilët, me një “euro-gol”, i jep trepikëshin e parë fierakëve të Demirajt. 11-metërshi i humbur nga Nexhipi, por dhe kartoni i kuq i Dishlievit rëndojnë të kuqtë e Duros.
Mikel Canka është heroi i ditës për Apolonisë, ndërsa ka shënuar golin e tij të parë me fanellën verdhejeshile, por jo vetëm kaq edhe golin e parë të sezonit për fierakët. Mikel Canka e ka treguar që e ka “zanat” shënimin e golave.
“Ndihem i lumtur që shënova, sepse kjo do të më ndihmojë edhe në ndeshjet e tjera, – ka deklaruar ai pas ndeshjes. Më tepër jam i kënaqur që goli na dha fitoren. Të shënosh ndaj Partizanit, është një ndjesi e veçantë.”
“Unë dua të falënderoj tifozët tanë që na kanë mbështetur fuqishëm, shokët e skuadrës dhe trajnerin dhe them me bindje se kjo ndeshje do të na vlejë mjaft në aspektin psikologjik. Duam ta shijojmë këtë fitore”, – ka përfunduar autori i golit, Mikel Canka.