AlbanianSport.com 02.06.2016 09:35
ASNN – Komisioni i Apelit ka ulur ndjeshëm ndëshkimin 1-vjeçar të Disiplinës për lojtarin e Tiranës, Gentian Muça. Kështu, Tirana mori dy lajme pozitive pas mbledhjes së Komisionit të Apelit në Federatën Shqiptare të Futbollit.
Futbollistit të saj, Gentian Muça, iu zbrit ndjeshëm dënimi i dhënë nga Komisioni i Disiplinës, dhe po ashtu ndëshkim më të lehtë morën tifozët. Muça, zëvendës kapiten i Tiranës, tani është i dënuar me vetëm 6 ndeshje pezullim.
Nga këto, 2 i ka shlyer në kampionatin që sapo përfundoi. Ndëshkimi i Disiplinës për të ishte që të mos luante futboll për plot 1 vit. Tirana, po ashtu, do të luajë vetëm 2 ndeshje pa tifozë, nga 8 që ishte dënimi i dhënë nga Disiplina.
Edhe në këtë rast, një ndeshje pa tifozë është shlyer në sezonin që sapo u mbull të Kategorisë Superiore, ndaj në kampionatin e ardhshëm, tifozët bardheblu do të mungojnë në vetëm një takim.