AlbanianSport.com 20/08/2021 19:20
ASNN – Futbollisti është gati për sezonin e ri me Barcelonën. Ansu Fati, 18 vjeç, tashmë ka nisur të vrapojë, madje arrin 30 kilometra në orë, sipas atyre që ndjekin stërvitjen e tij te Barcelona. Ai është gati të rishfaqet në fushë në javën e dytë të shtatorit. Edhe pse është përcaktuar që brenda pak ditësh ai do të bashkohet me grupin e drejtuar nga Ronald Kuman, vendimi, në çdo rast, është në dorë të vetë lojtarit, durimi i të cilit ka qenë vendimtar gjatë një rikuperimi që ka zgjatur 10 muaj.
Gjatë të cilit janë kryer 4 ndërhyrje kirurgjikale, që nga dëmtimi që pësoi më 9 nëntor 2020 në ndeshjen kundër Betisit. Mjekët vendosën që nga ndërhyrja t’i hiqej vetëm një pjesë e meniskut, në mënyrë që të ruhej gjuri nga dëmtimet e mëvonshme. Për më tepër, pa menisk, në moshën 28 vjeç, për lojtarin do të ishte shumë e vështirë për të luajtur për shkak të konsumimit. Pas operacionit të 3-të, lojtari, nuk u kthye në Barcelonë, por filloi rikuperimin në Madrid.
Ai e bëri këtë me Hoakin Huanin, një fizioterapist të njohur i cili ka punuar, ndër të tjera, edhe me Pau Gasolin, Rafael Nadalin dhe Kristiano Ronaldon. “Ansu ka punuar si i çmendur, – zbulojnë burime pranë lojtarit, të kënaqur edhe nga vendosmëria me të cilën është kthyer. – Ai nuk ka bërë pushime, nuk ka shkuar asnjë ditë në plazh. Ai ka qenë i shqetësuar vetëm për kthimin sepse dëshira e tij më e madhe është të ketë sukses në futboll dhe në Camp Nou.”,
“Presidenti Laporta dhe trajneri Kuman gjithashtu e kanë inkurajuar futbollistin për gjithë sakrificën që ka bërë”, – shtojnë burimet në fjalë. Ansu Fati, vetëm para një muaji e gjysmë u kthye në Barcelonë, teksa ka humbur edhe pjesëmarrjen në Evropianin e futbollit, edhe në Olimpiadë me Spanjën. Tashmë përgatitet të ndihmojë Barcelonën për sezonin e ri.