Gjergj Vyshka 29.02.2016 15:15
Finalja e Kupës së Shqipërisë në futboll për femra ka shënuar dhe minuta ankthi. Pikërisht në minutën e 79-të, në një përplasjes mes Baros dhe portieres së Kinostudios, Noka, kjo e fundit ka marrë një goditje të fortë, aq sa për disa minuta ka mbetur dhe pa ndjenja.
Ndërhyrja e stafeve mjekësore të dy skuadrave e ka përmendur lojtaren, e cila mes të qarave dhe dhimbjeve të forta për goditjen që kishte marrë në pjesën me brinjëve dhe kockës së legenit është larguar me autoambulancë në drejtim të Spitalit të Traumës në kryeqytet.
Atje ku dhe ka marrë një mjekim më të specializuar. Për ironi të fatit, Kinostudio edhe pse kishte zëvendësime në dispozicion (pesë janë të tilla tek futbolli i femrave) nuk ka pasur portiere rezervë. Dhe deri në fund ka luajtur si portiere Poçesta, por pa e shmangur dot humbjen, ndonëse duhet theksuar se nuk ka pësuar gol.