AlbanianSport.com 06.01.2016 16:15
ASNN – Përtej faktit se u përgëzua si një nismë e vlefshme, mënyra e përzgjedhjes për anketën e 10 sportistëve më të mirë të vitit 2015 nga ana e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) dhe federatave, ka ngjallur mjaft vërejtje dhe pakënaqësi. Një pjesë e mirë e tyre janë shprehur nën zë apo në rrethe të ngushta, ndërsa nuk kanë munguar edhe ata që pakënaqësitë e tyre i kanë shprehur në media. Kështu, pas trajnerit të UMB Volejit, Hasan Gurabardhi, apo Fedetarës Shqiptare të Mundjes, është sportistja e re e taekundosë (World), Ada Demneri, dhe trajneri i saj, Leo Kapri, që kanë vënë në diskutim përzgjedhjen nga ana e Federatës të Egers Alliut.
Sportistja e “Top Gym Sport”, pjesë e së cilës është bërë që në moshën 9-vjeçare ndërsa falënderon federatën për mbështetjen, shpreh rezerva për përzgjedhjen e sportistit më të mirë të vitit. “Në fakt, si çmim më takonte mua, pasi vitin që lamë pas kam sjellë risi në taekuondo, për më tepër kam qenë pjesëmarrëse në mjaft veprimtari ndërkombëtare, – ka thënë ai për të përditshmen sportive shqiptare, “Panorama Sport”. – Sidoqoftë, edhe për sportistin tjetër që e fitoi këtë çmim jam e kënaqur.” Fjalëve të sportistes u ka bërë jehonë edhe trajneri i saj, Leo Kapri, i cili ka qenë vazhdimisht kritik ndaj administrimit të sportit të taekundosë (World), nga ana e Federatës.