Anglia, trajneri Sauthgejt shpjegon zgjedhjet për listën e të grumbulluarve

Share Button

AlbanianSport.com 01/10/2021 19:25

ASNN – Për ndeshjet me Andorrën dhe Hungarinë thërret Sançon,Tomorin e Uatsonin. Trajneri Gareth Sauthgejt mendoi ta linte jashtë përfaqësueses së Anglisë, Xhejdon Sançon këtë radhë, por e përfshiu sërish në listë futbollistin e Mançester Junajtid për të shmangur faktin se mosgrumbullimi mund t’i shkaktonte lojtarit më shumë pasiguri. Edhe pse u ble 73 milionë stërlina nga Borusia e Dortmundit, Sanço nuk e ka nisur mbarë sezonin me Mançester Junajtid.

21-vjeçari ka luajtur vetëm dy herë për Anglinë këtë vit, një miqësore kundër Rumanisë dhe në çerekfinale të “Euro 2020”-ës kundër Ukrainës, por Sauthgejt vazhdon t’i besojë atij. “A e meriton ai të marrë pjesë në këto dy ndeshje, pas paraqitjes jo të mirë në kampionat? – u pyet Sauthgejt, duke u përgjigjur: “Epo, ndoshta jo. Por ne kemi investuar tek Xhejdoni gjatë një periudhe kohe. Ne besojmë se ai mund të arrijë një nivel të lartë.”

“Do të doja kohë për të biseduar me të dhe për ta ndihmuar atë në procesin që po ndodh tek Mançester Junajtid, – ka vijuar trajneri. – E grumbullova që ai të ndiejë se ne kemi besim tek ai. E ky është një mesazh i mirë për të”. Por ndërsa për Sanço kishte një vend në listën e 23 futbollistëve të grumbulluar që do të përballen me Andorrën dhe Hungarinë, Mejsën Grinuud dhe Xhjudë Bellingam u lanë jashtë, pas bisedimeve që bëri Sauthgejti me klubet dhe familjet e tyre.

Në skuadër janë afruar mbrojtësi i Milanit, Fikajo Tomori, dhe sulmuesi i Aston Vilës, Uotkins. Për ndeshjet e tetorit, Anglia duhet të jetë më pak nën presion. Atyre u duhet të mposhtin fillimisht Andorrën dhe më pas të presin me qetësi Hungarinë në “Uembli”. Ambicia e trajnerit Gareth Sauthgejt për Anglinë e tij është që të përfundojë një vit kalendarik pa humbje.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh