AlbanianSport.com 12/11/2021 15:40
ASNN – Sipas asaj që raportojnë mediat britanike, Federata Angleze e Futbollit (FA) ka nisur punën për të rinovuar kontratën e trajnerit Gareth Sauthgejt, duke u paraprirë lëvizjeve të mundshme nga ana e klubeve të Premier Ligës Angleze. Drejtuesit më të lartë të Federatës kanë planifikuar t’i ofrojnë kreut të stolit të “Tre Luanëve” 6 milionë stërlina në sezon, dyfishi krahasuar me pagën aktuale.
Lëvizjet dhe interesimi i shfaqur nga disa klube e kanë vënë në lëvizje organizmin që qeveris futbollin në Angli, e cila kishte një kontratë deri në përfundim të Botërorit 2022 me trajnerin dhe tashmë palët janë shumë pranë. Dhe pritet që, menjëherë pas përfundimit të fazës eliminatore të Botërorit të Katarit, Sauthgejti do të hedhë nënshkruajë një kontratë të re.
Nën drejtimin e tij, Anglia ka regjistruar disa arritje të mëdha, përfshi këtu arritjen në gjysmëfinalen e Botërorit 2018 dhe finalen e “Euro 2020”-ës. Pavarësisht disfatës pas 11-metërshve kundër Italisë në “Uembli”, Federate Angleze e Futbollit ka treguar përherë vullnet që bashkëpunimi të vazhdojë, duke besuar se ai është njeriu i duhur që mund të rikthejë Anglinë tek trofeu pas më shumë se 60 vjetësh shterpësi.
Për më tepër, ekziston edhe një sintoni e plotë edhe në grupin aktual të lojtarëve të “Tre Luanëve” rreth emrit të trajnerit. Herri Kejn është shprehur se Sauthgejti do të ishte njeriu i duhur për të vazhduar dhe, në rast rinovimi, ai do të bëhej trajneri i dytë më i paguar i përfaqësueses së Anglisë, pas Fabio Kapelos. Skuadra e fundit që ai ka drejtuar në Premier Ligë ka qenë Midëllsboro, 12 vite më parë, skuadër me të cilën mbylli sezonin në vendin e 12-të të renditjes.