AlbanianSport.com 18/02/2021 18:40
ASNN – Analiza e 19 javëve të para të Superiores nxjerr në pah aspektin mbrojtës. Kampionati Kombëtar i Futbollit ka bërë një ndërprerje njëjavore të diktuar nga kushtet atmosferike, por edhe gjendja e fushave të blerta dhe këto raste shërbejnë edhe si reflektim për aspektet teknike të lojës, sidomos në këto 19 javë të para të nivelit më të lartë të tij.
Dhe duket se trajnerët e skuadrave të Kategorisë Superiore pëlqejnë më shumë skemën e mbrojtjes me 4 lojtarë, por në fakt, më pak nga sa mund të mendohet. Nga një vëzhgim i shpejtë është interesante statistika e skemave të përdorura nga skuadrat e Kategorisë Superiore shqiptare gjatë këtij kampionati. Frika për të mos humbur mbizotëron qartazi.
Kjo, sepse skema 4-1-4-1 është më e përdorura në këtë sezon nga ekipet shqiptare. Skema që është bërë klasike tashmë 4-2-3-1 është një opsion shumë i vlefshëm, ndërsa Vllaznia e drejtuar nga trajneri gjerman, Tomas Brdariç, është e para dhe është praktikisht e vetmja që përdor vendosjen në formë rombi në mesfushë me këmbëngulje të vazhdueshme.
Statistikat janë nxjerrë duke u bazuar te minutat në të cilat ekipet kanë luajtur me 11 lojtarët në fushë. Kjo preferencë për mbrojtjet me katër lojtarë nuk është në fakt aq mbresëlënëse sa mund të duket. Siç mund të shihet nga ky grafik, në fakt, në një të katërtën e ndeshjeve të Kategorisë Superiore, ekipet kanë luajtur në fakt me 3 mbrojtës qendre.