AlbanianSport.com 08.01.2015 23:55
ASNN – Xherdan Shaqiri ka marrë kritikën e parë pas transferimit te Interi. Futbollisti kosovar, Xherdan Shaqiri, është kritikuar pasi vendosi të largohet nga Bajerni i Mynihut për t’u bashkuar me klubin italian.
Analisti zviceran, Andreas Boni, mendon se Shaqiri ka bërë dy hapa prapa në karrierën e tij duke kaluar te zikaltërit. “Xherdan Shaqiri e ndërron Bajernit të Mynihut me Interin”, – ka shkruar analisti në fjalë për revistën zvicerane “Blick”.
“Nga një prej tre skuadrave më të mira në Evropë te vendi i 11-të në Itali, – ka vijuar ai. -Nga një ligë e klasit të lartë, në një Seria A të dobët. Ky transferim në fillim është vështirë për t’u kuptuar.”
“Për yllin e përfaqësueses zvicerane, janë dy hapa prapa”, – shkruan ndër të tjera Boni në “Blick”.