Analistët: Rrezikojmë damkën e huliganit! Kush na e bëri këtë proçkë?!

Share Button

Kukesi-Legia-polaket-shishet

Marrë nga TeSheshi.com 31.07.2015 19:55

Ngjarja e mbrëmshme në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”, ku u ndërpre ndeshja mes Kukësit dhe Legias së Varshavës ishte një “rrufe në qiell të pastër”. Prej dy vitesh në veprimtaritë evropiane skuadra por edhe tifozët e Kukësit nuk kanë regjistruar incidente të tilla, madje u kalua me sukses edhe përballja me tifozët “filoserbë” të Mlladostit të Podgoricës, ku gjatë ndeshjes në Tiranë nuk u regjistrua asnjë problem. Pra nuk ka pasur precedente të tilla.
Por çfarë ndodhi, mos kjo është pjesë e një skenari që mund të ndikojë edhe ndeshjet e tjera, ku në prag kemi takimin delikat me Serbinë? Shërbimet sekrete kanë paralajmëruar qeverinë se ka gjasa që të ketë “shkëndija” detabilizuese. Tesheshi.com ka marrë mendimet e tre gezetarëve të njohur sportivë në lidhje me këtë çështje, përkatësisht Vladimir Grillon, Dritan Shakohoxhën dhe Altin B. Kodrën.
Vladimir Grillo, gazetari i njohur sportiv dhe komentatori me përvojë deklaroi se “incidentet duhen shmangur përveçse nga Federata dhe strukturat shetërore, edhe nga fryma që duhet të sjellë klubi nëpërmjet komunikimit me tifozët dhe shoqërinë. Grillo thekson se duhet kthyer fryma sportive dhe komunikimi olimpik se jo vetëm fitorja apo kualifikimi është i rëndësishëm por duhet të tregojmë qytetari dhe shpirt gare”.
Gazetari i njohur Dritan Shakohoxha, thekson në një koment për tesheshi.com se duhet një reflektim urgjent. “Ajo që ndodhi dje, nuk e kisha menduar se mund të na ndodhte edhe neve. Ishte një ngjarje shumë e rëndë. Sigurisht që gjyqtari dhe përfaqësuesit e UEFA-s e ekzagjeruan pak me atë vendim sepse nuk mendoj se situata ishte aq e rrezikshme. Gjithsesi nuk ka asnjë justifikim nga ana jonë. Stadiumi është vendi i atyre që duan futbollin dhe sportin, nuk është në asnje rast vendi ku të shprehesh mendimet e tua politike, të çlirosh agresivitetin dhe kafshërinë që ke brenda vetes. Policia shqiptare nuk është e përgatitur për situata të tilla dhe për këtë ata duhet të fillojnë seriozisht të trainohen. Nuk kam parë ende ndonjë reagim nga policia e shtetit ndërkohë që dje viktima kryesore: klubi i Kukësit kërkoi falje për një gjë që nuk është fajtor, policia me qetësi thoshte që kemi marrë masat e duhura. Fajtorë jemi të gjithë nga pak për atë që ndodhi por duhet të gjithë nga pak të kontribuojmë që mos të ndodhin me gjëra të tilla në stadiumet tona. Ajo që mund të them për mbrëmjen e djeshme në fund, është se më erdhi turp që isha në stadium dhe i them atij që vjen në stadium për të goditur me gurë, ta shikojë në shtëpi dhe kur të nervozohet të godasë me gurë televizorin e tij, jo fatin e futbollit shqiptare”.
Ndërkaq, gazetari , Altin B. Kodra, drejtues i faqes sportive “AlbanianSport.com” thekson: “Mendoj se jemi bërë për të ardhur keq dhe është për të ardhur keq që, edhe atëherë kur, aty ku duhet, në këtë rast, në fushën e blertë, i kemi vënë gjërat në rrugë të mbarë, gjithmonë del një tufë të papërgjegjshmish që shkaktojnë atë që pamë dje. Pas vendimit të “CAS”-it që i dha 3 pikët Shqipërisë për ndeshjen me Serbinë, është e pritshme që nuk do të ketë edhe aq dashamirësi nga ana e UEFA-s kundrejt nesh, por ky nuk është justifikim që ne t’u japim vetë arsye dhe shkas që të na ndëshkojnë. Sjellja e zyrtarëve të UEFA-s para, gjatë dhe pas ndeshjes së Kukësit duhet të na shërbejë si mësim që të mbledhim mendjen dhe të mos biem pre e provokimeve, sepse rrezikojmë shumë, duke nisur që me ndeshjen e kthimit të Skënderbeut, e duke vijuar me ndeshjet me Danimarkën dhe Portugalinë, e sidomos me Serbinë”

Linku origjinal i shkrimit: http://tesheshi.com/forum-rrezikojme-damken-e-huliganit-kush-na-e-beri-kete-procke/

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh