Analistët: Maqedoni-Shqipëri, po aq sfidë e nxehtë sa Serbi-Shqipëri

Share Button

Rusi-2018-Shorti-Bierhof-Spanja

AlbanianSport.com 01.08.2015 09:45

ASNN – Eliminatoret e Kampionatit Botëror “Rusia 2018” do të vërë përballë Shqipërinë e Maqedoninë, të cilat do të garojnë në Grupin G, bashkë me Spanjën, Italinë, Izraelin e Lihtenshtajnin, shkruan gazeta e njohur shqiptare, “Zëri”. Duke e pasur parasysh të kaluarën e Ballkanit, ku tensionet etnike që ende janë mbi sipërfaqe, e po ashtu situatën e brishtë politike në Maqedoni, ku 30-40 % të popullsisë e përbëjnë shqiptarët, të cilët vazhdojnë t’i kërkojnë të drejtat e tyre që u takojnë sidomos me Marrëveshjen e Ohrit, analistët politikë dhe sportivë i konsiderojnë si shumë të rrezikshme dy takimet ndërmjet shqiptarëve e maqedonasve, sidomos atë që do të zhvillohet në Shkup.

Sipas njohësve, në Shkup shumë lehtë mund të përsëriten incidentet e njëjta siç ndodhën muaj më parë në Beograd, në ndeshjen ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë, e cila ishte ndërprerë në fushë, por epilogu përfundimtar i saj u zgjodh muaj më vonë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS). “Natyrisht që edhe me Maqedoninë do të ketë fërkime tifozësh, sidomos tashti pas eliminimit të grupit të armatosur në Kumanovë”, -thotë për “Zërin” analisti, Halil Matoshi. Po kështu shprehet edhe Artan Muhaxhiri. Sociologu i njohur kujton se në Ballkan gjithnjë vlojnë tensionet etnike dhe mezi presin rastin që të shpërthejnë.

“Garat sportive janë mundësi ideale për shfaqjen e pasioneve nacionaliste sepse ngarkesat emocionale arrijnë në maksimum. Ballkani është një hapësirë ku tensionet etnike ekzistojnë në vazhdimësi dhe presin ndonjë moment të volitshëm për të dalë në sipërfaqe, prandaj është e pritshme që në përballjet e ekipeve apo përfaqësueseve të vendeve ballkanike të ketë rrezikshmëri të lartë për trazira”, – përfundoi Muhaxhiri, duke folur për “Zërin”.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh