AlbanianSport.com 07/03/2019 13:50
ASNN – Alpinistja nga Maroku, Bushra Baibanu, e cila ka pushtuar majat më të larta të 7 kontinenteve, dëshiron të frymëzojë brezin e ri të femrave, që të guxojnë të besojnë në vetvete. “Me fuqinë dhe këmbënguljen e vullnetit, mund të arrini atje”, – tha Baibanuja, gjatë një takimi, 49 javë pas ngjitjes së malit Vinson të Antarktidës. Ngjitja në majën 4,897 metër kulmonte me një shtegtimi 8-vjeçar, gjatë të cilit Baibanu udhëtoi për të ngjitur malet më të larta të çdo kontinenti.
“Unë jam krenare, si një marokene dhe si një grua”, – tha ajo nga shtëpia e saj në Sale, afër kryeqytetit Rabat, ku trofetë zbukurojnë dhomën e saj. Kjo krenari ishte e dukshme në majë të Vinsonit, ku Baibanu shfaqet me flamurin e vendit të saj kur temperatua ishte minus 40 gradë Celsius. Nga maja e Vinsonit, Baibanu vazhdon të mbështesë luftën kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave. Ajo është inxhiniere me profesion dhe për t’u ngjitur në 7 majat më të larta të botës iu desh një buxhet prej 210,000 dollarësh.
Sponsorizimet shkuan 60,000 euro për ekspeditën Vinson dhe 80,000 për Everestin. “Nuk është shumë shpërblyese të jesh një alpiniste aventuriere në Marok”, – tha ajo. Në dhjetor, Maroku u trondit nga vrasja e dy femrave skandinave që shëtisnin në male. “Ky akt terrorizmi nuk përfaqëson vendin tim, që priret drejt paqes dhe tolerancës”, – tha Baibanu, tepër e zemëruar nga këto vrasje. Ajo aktualisht stërvit një grup prej 30 adoleshentesh me të cilat ka bërë edhe ngjitjet e para.
Ajo iu thotë se nuk ka asgjë më të mirë se një sport ekstrem për “kapërcimin e frikës” të mos heqësh dorë nga pengesa e parë “.