Gjergj Vyshka 08.12.2015 10:40
Federata Shqiptare e Alpinizmit dhe Sekretari i Përgjithshëm i saj Ilirjan Çule ka lajmëruar se këtë fundjavë në Elbasan do të bëhet takimi mbarëkombëtar, i cili do të shoqërohet me ngjitjen në Malin e Bukanikut në lartësinë 1,831 metra.
Pas grumbullimit të së shtunës në Gjinar ngjitja do të nisë të dielën rreth orës 09:00, ndërsa alpinistët do të përshkojnë 11 kilometra në ecje e më pas do të bëjnë ngjitjen e tyre.
Pritet të jetë një takim i bukur dhe i frytshëm që do të shënojë dhe mbylljen me sukses të vitit 2015 për alpinizmin shqiptar.