Gjergj Vyshka 05.08.2016 22:35
Kostume e kravatë në ngjyrë të zezë dhe këmishë të bardhë për djemtë, si dhe këmishë të bardhë e fund në ngjyrë të kuqe për vajzat. Kjo është uniforma e delegacionit kuqezi në ceremoninë e hapjes.
Por ajo që ka mbetur jashtë ceremonisë së hapjes është peshëngritësja Evangjeli Veli. Dhe Bello sqaron situatën: “Është e vërtetë, sepse në momentin që erdhi emri i saj për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike gjithçka ishte bërë gati dhe kostumet ishin qepur.”
“E në këto kushte nuk kishim si të vepronim ndryshe”, – ka shtuar Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar. E rrallë, por ndodh vetëm në Shqipëri që një sportiste të mbesë jashtë ceremonisë së hapjes.
E bashkë me të dhe trajneri Sokol Bishanaku