AlbanianSport.com 12.11.2014 08:45
ASNN – Ikën dhe vjen, por Llazar Dushi është përsëri trajneri i Albpetrolit në Kategorinë e Dytë.
Patosarakët kanë humbur ndeshjen e javës së kaluar në “Alush Noga” të Patosit, teksa janë mundur 3-4 nga Erzeni, që sot kryeson grupin A të Kategorisë së Dytë.
Aktualisht në 5 ndeshje të luajtura, Albpetroli ka fituar vetëm një ndeshje me Skraparin, 2-0, si dhe ka barazuar në Durrës, me Teutën B, 0-0.
Të tjerat i ka humbje. Dhe për rrjedhojë kjo situatë, me vetëm 4 pikë, e ka detyruar Dushin që të japi dorëheqjen.
Por drejtuesit nuk e kanë miratuar e që nga dita e djeshme Llazar Dushi është përsëri trajneri i Albpetrolit të Patosit.