AlbanianSport.com 12.03.2015 19:50
ASNN – Albpetroli dhe Tomori kanë luajtur ndeshjen e fundit të javës së 14-të të grupit B të Kategorisë së Parë për grupmoshën e Nën-19-vjeçarëve.
Ajo që përbën surprizën është fakti se Albpetroli, jo vetëm që ka gjetur fitoren e parë të sezonit, por nëpërmjet një ndeshjeje të përsosur, ka ditur të mund thellësisht 3-0 Tomorin.
Tashmë gara është përsëri e hapur për kreun e grupit, apo për skuadrën që do të ngjitet në Kategorinë Superiore, ndonëse ka dhe një fazë të tretë, e cila do të luhet me formulë ashtu sikurse është ajo e të rriturve në Kategorinë e Parë.
Gjithsesi tashmë është fakt, Albpetroli ka ndalur Tomorin, ndërsa Lushnja vijon të kryesojë e qetë.
Kampionati Kombëtar i Futbollit për
Grupmoshën e Nën-19-vjeçarëve
Kategoria e Parë
Java e 14-të
(7-8 mars 2015)
AF Dinamo – Lushnja 2-0
Albpetrol – Tomori 3-0
Apolonia – Luftëtari 1-1
Butrinti – Bylis (nuk u zhvillua)
Tirana B – Shkumbini (nuk u zhvillua)
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Lushnja 10 7 1 2 27-6 22
- Luftëtari 11 6 3 2 24-14 18
- Apolonia 11 5 3 3 15-12 18
- AF Dinamo 10 5 2 3 24-12 17
- Tomori 11 5 2 4 12-10 17
- Butrinti 11 2 3 6 14-28 9
- Albpetroli 10 1 2 7 10-33 5
(Tirana B, Bylis dhe Shkumbini janë pezulluar nga kampionati me vendim të Komisionit të Disiplinës)