AlbanianSport.com 20.12.2015 19:35
Dhe pas analizës vjetore e ka pasur radhën dreka që Federata Shqiptare e Basketbollit dhe presidenti i saj Avni Ponari ka shtruar për të gjithë të pranishmit. Në të janë vlerësuar dhe basketbollistët më të mirë të vitit, që ishin Elektra Zykaj (Flamurtari), Ervin Bërdica (Vllaznia), Matias Ndreko (Teuta), Lila (Përfaqësuesja Nën-18-vjeç djem), Dishnica (Përfaqësuesja Nën-18-vjeç vajza) dhe Hasanaj (Përfaqësuesja Nën-16-vjeç vajza).
“Meqë vitin e ardhshëm do të jetë 70-vjetori i themelimit të Federatës Shqiptare të Basketbollit për të cilin do të ketë edhe një komision për organizimin e veprimtarive, atëherë ne do të vendosim 5,000 euro për tre lojtarët më të mirë, të cilët do t’i votoni ju nëpërmjet klikimeve”, – ka zbuluar kreu i organizmit që qeveris basketbollin shqiptar.
“Dhe për këtë do të na ndihmojë faqja sportive në internet AlbanianSport.com, si dhe dy të përditshmet sportive, “Sport Ekspres” dhe “Sot Sport”, – ka vijuar ai. – Dhe një herë gëzuar dhe shpresojmë që të bëjmë gjëra të mira sivjet, gjithnjë duke e reklamuar dhe duke e shitur produktin.”
“Aq më tepër që TeleSport”-i ka premtuar transmetimin e ndeshjeve të basketbollit”, – ka theksuar Ponari, kurse kështu basketbolli shqiptar e ka mbyllur zyrtarisht vitin 2015, ndonëse është për t’u luajtur dhe një javë tek të rriturat, si dhe ndeshja Kamza Basket-Teuta për Kupën e Shqipërisë për meshkuj.