Alaveshi shkarkon ish-trajnerin e Kombëtares, De Biazin, pas vetëm dy muajsh

Share Button

AlbanianSport.com 27/11/2017 14:05

ASNN – Ka zgjatur vetëm dy muaj aventura e ish-trajnerit të Kombëtares kuqezi të futbollit, Xhovani De Biazi, me skuadrën e Alaveshit. Klubi spanjoll ka lëshuar një komunikatë për shtyp ku njofton shkarkimin e italianit, i cili e mori skuadrën me asnjë pikë, dhe gjatë drejtimit të tij, mori vetëm dy fitore. Ish-trajneri i kombëtares shqiptare, Xhovani De Biazi, ka dështuar në aventurën e tij në La Liga me skuadrën e Deportivo Alaveshit.

Klubi spanjoll ka lëshuar një komunikatë për shtyp ku njofton shkarkimin e italianit. “Klubi ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me De Biazin pas rezultateve të fundit në La Liga. Për momentin, drejtimin e skuadrës do ta marrë Havier Kabejo. Falenderojmë De Biazin për punën e bërë gjatë kësaj periudhe dhe i urojmë më të mirat në të ardhmen e tij profesionale”, shkruhet në njoftimin e Alaveshit. Ndërkaq, në një postim në “Facebook”, Xhovani De Biazi, ka falënderuar të gjithë djemtë e skuadrës së Alaveshit, pavarsisht se u shkarkua nga detyra e trajnerit.

Ish-trajneri i Kombëtares, shprehet se keqardhja e vetme ishte se nuk pati kohë për të ndërtuar një ekip me frymë të përbashkët. Ai gjithsesi, falënderon edhe tifozët, dhe në fund thotë, “Forca Alavesh”. Italiani e mori skuadrën me asnjë pikë, dhe gjatë periudhës që kaloi në Spanjë, mori vetëm dy fitore. Ja postimi i tij i plotë. “Gjëja e parë që dua të them është: Faleminderit Alavesh! Faleminderit djemve që punuan për të ndryshuar rrugën, të gjithëve atyre që na ndihmuan të përmirësonim situatën.”

“Keqardhja më e madhe është se nuk patëm kohë për të krijuar një ekip me frymë të përbashkët dhe një identitet ndryshe. Faleminderit të gjithë tifozëve bardhë e kaltër, të cilët kanë qenë dhe do të jenë gjithmonë së bashku për ekipin e tyre. Forca dhe kurajo djema. Forca Alavesh!”, – përfundon trajneri italian.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh