Adriatik Balla 07.06.2015 16:35
Ndeshja e kthimit mes ekipit shqiptar “SV Albania” dhe atij serb “KF Serbia”, e zhvilluar në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë, ka përfunduar me fitoren 3-0 të shqiptarëve.
Golashënues të këtij takimi ishin kapiteni Zemri Deari, në minutën e 53-të dhe dy gola nga Daniel Pretenjaca, në minutat 54 dhe 90. Kjo është e dyta e herë që shqiptarët e mposhtin “Serbinë: gjatë këtij sezoni futbollistik në ligën e dytë rajonale të Vjenës.
Për të parë këtë takim ishin mbledhur qindra tifozë shqiptarë. Ashtu si në ndeshjen e kaluar, edhe këtë herë ndeshja u zhvillua e qetë. Kur ka mbetur edhe një ndeshje deri në përfundim të kampionatit, “SV Albania” është në rrugën e duhur për t`u shpallur “kampion”.