AlbanianSport.com 10.11.2014 15:15
ASNN – Çiklisti i Vllaznisë, një nga protagonistët e Rrethit të 71-të të Shqipërisë, Bruno Kola, është aksidentuar dje nga një makinë.
Mësohet se ndërsa po i afrohej shtëpisë së tij duke pedaluar jo për stërvitje, një automjet e ka goditur nga mbrapa duke i shkaktuar disa fraktura.
Pas incidentit, çiklisti shkodran u shtrua urgjent në spital dhe ka marrë ndihmën e parë mjekësore.
Pavarësisht dëmtimeve të marra nga goditja e automjetit të rastit, zyrtarisht u konfirmua mbrëmjen e djeshme për gazetat sportive se sportisti i perspektivës kombëtare, por edhe asaj të traditës shkodrane, është jashtë rrezikut për jetën.