Gjergj Vyshka 05.02.2015 19:05
Akademia e Futbollit “Internacional”, e cila qendrën e saj e ka në Pezë-Helmës, tashmë është në prag të një projekti shumë të madh. Bëhet fjalë për bashkëpunimin me një nga akademitë më të mira të futbollit italian, emri i saj mbahet sekret për momentin, sepse pritet që në ditët e fundit të shkurtit të nënshkruhet dhe kontrata.
Dhe këtu do të jetë një përzgjedhje jo vetëm për të gjithë të rinjtë në Shqipëri, por dhe nga i gjithë Ballkani. Si një mundësi përfitimi nga klubi italian që kërkon të përfitojë talente nga Ballkani, të cilat do t’i transferohen Internacionalit në akademinë e saj për t’u rritur. Por, njëkohësisht, edhe të rinjtë shqiptar do të kenë mundësinë të shkojnë atje.
Pa thënë që do të ketë kurse trajnimi për trajnerët e Akademisë “Internacional”, apo dhe vajtje të tyre në klubin italian që kërkon të bashkëpunojë me skuadrën shqiptare. Që do të thotë se pritet një projekt i madh bashkëpunimi për zhvillimin e mëtejshmë të Akademisë së futbollit “Internacional” e jo si “Milan Junior Camp”.