Agim Fagu: Partizani, dashuri që nuk shuhet kurrë, yll që verbon…!

Share Button

Partizani-79-vjetori-Agim-Fagu - Copy

Gjergj Vyshka 05.04.2016 13:35

Agim Fagu, legjenda e basketbollit shqiptar dhe të Partizanit, edhe sepse ka qenë fëmija e Besim Fagut, shefi i parë i klubit të kuq, dje ka rrëfyer historinë e të kuqve dhe dashurinë e pakufishme për të. Pasi u ka bërë thirrje të gjithë të pranishmëve në sallën e Pallatit të Kongreseve në 70-vjetorin e themelimit të klubit të kuq, që të ngrihen e të mbajnë një minutë heshtje për ata që nuk jetojnë më, Fagu ka nisur rrëfimin e tij. “Partizani është një dashuri që nuk shuhet kurrë, – ka thënë ai në fjalën e tij. – Sepse i falëm rininë, talentin dhe gjithçka që patëm për ta bërë krenar këtë klub. Dhe 25 vjet demokraci historia e këtij klubi nuk mund të fshihet.”

“Ata që verbohen nga ylli i Partizanit të mendohen, sepse më pas do të jenë dështakë të përjetshëm”, – vijon Fagu, i cili rrëfen që në prill të 1946 me nismën e djemve nga Tirana, Durrësi, Shkodra e Kavaja ky klub u formua së pari me emrin e Ushtrisë e më pas emrin e sotëm Partizani. “Im atë Besimi ishte 20 vjeç kur nisi ndërtimin e Partizanit, – ka kujtuar ish-basketbollisti. – Më 7 prill 1946 është mundur 17 Nëntori 2-0. Partizani nisi të merrte kampionatet ashtu pa u ndjerë, të vendoste rekordet dhe të merrte medaljet ndërkombëtare. Një yll që po shndriste gjithkund, ndërsa fëmijët turreshin pas autobusit e sportistëve të Partizanit, sepse ishte një dashuri e madhe.”

“Partizani ishte universitet, ndërsa të gjithë nënat ëndërronin që djemtë e tyre ushtrinë ta bënin në këtë klub, atje ku edukoheshin për tre vjet e më pas si kuadro të përgatitur shkonin në çdo cep të vendit për të shpërndarë këtë eksperiencë, – ka vijuar jo pa nostalgji ish-sportisti i kuq. – Partizani ka pasur dhe atletikën për femra, përveç basketbollit, volejbollit, çiklizmit e boksit. Të tilla si Melpomeni Çobani, Sofie Meçe, Pina Thani. Në atë klub u rritën breza sportistësh që ishin baza e ekipit kombëtar. Infrastruktura moderne e kohës në ndërtimin e kompleksit me fusha futbolli, pishinën dhe palestrat e mbyllura.

“Apo dhe ndërtimi i të vetmit Pallati Sporti që është edhe sot e bëri Partizanin të të gjithë shqiptarëve. Dhe sukseset ishin pa mbarim”, – ka thënë Fagu, që ka përshëndetur presidenti Demi për kontributin tek futbollin, ndërsa ka premtuar rikthim të shpejtë në lavdinë e përhershme dhe të shumësportëshit.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

FSHF / Komisioni i Ligave dhe Garave vendos datat deri në fund të vitit

FSHF / Komisioni i Ligave dhe Garave vendos datat deri në fund të vitit

AlbanianSport.com 15/11/2024 17:15 ASNN – Komisioni i Ligave dhe Garave në Federatën Shqiptare

Kombëtarja / Pas Balajt, edhe Odise Roshi e mbyll me kuqezinjtë

Kombëtarja / Pas Balajt, edhe Odise Roshi e mbyll me kuqezinjtë

AlbanianSport.com 14/11/2024 15:45 ASNN – Odise Roshi vendos të tërhiqet nga Kombëtarja, FSHF

AF Elbasani, aty ku futbollistët vrapojnë si “maratonomakë”

AF Elbasani, aty ku futbollistët vrapojnë si “maratonomakë”

AlbanianSport.com 14/11/2024 14:50 ASNN – Pas 13 javëve të para në kampionat, pra kur janë luajtur

In Memoriem / Shuhet në moshën 58-vjeçari ish-futbollisti Hekuran Jakupi

In Memoriem / Shuhet në moshën 58-vjeçari ish-futbollisti Hekuran Jakupi

AlbanianSport.com 14/11/2024 12:05 ASNN – Ish-futbollisti i njohur i Elbasanit dhe i futbollit shqiptar,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh