AlbanianSport.com 20/04/2019 21:10
ASNN – Mthembu dhe Stejn triumfojnë në edicionin e 50-të të veprimtarisë. Atletët e Afrikës së Jugut, Bongmuso Mthembu dhe Gerda Stejn, janë fitues të Maratonës së 50-të të Dy Oqeaneve. Për shkak të protestave, maratona u detyrua të devijonte rrugë, dhe kaloi nëpër “Ou Kaapse Weg”, një shteg malor në Gadishullin e Kepit.
Bongmusa Mthembu, fitues i maratonës për meshkuj u shpreh se kjo fitore ka qenë mjaft e vështirë. “Për të konkurruar në Maratonën e Dy Oqeaneve dhe për të mposhtur të gjithë këta pjesëmarrës, m’u desh shumë punë, – ka thënë ai pas triumfit. – Ka qenë mjaft e vështirë, pasi të gjithë vraponin shumë shpejt.”
“Por me këtë fitore tregova se jam mjaft mirë I përgatitur fizikisht, – shtoi Mthembu. – Jam shumë i lumtur për rezultatin e arritur.” Tepër e lumtur për fitoren ka qenë edhe Gerda Stejn, në konkurrimin për femra. “Është me të vërtetë një ëndërr, por tashmë e realizuar. Jam shumë, me fat dhe e lumtur për fitoren time”, – tha ajo.