AlbanianSport.com 10.05.2015 19:45
“Albania Open 2015” u dha fund dje garave të saj në Vlorë, duke mbyllur kështu edicionin me fituesit përkatës. Edicioni i 16-të i kësaj gare u fitua nga një prej pilotëve më të mirë të Ballkanit, slloveni Matjazh Sluga, i cili konkurroi deri në etapën e fundit me rumunin George Kotet dhe serbin Goran Gjorkoviç.
Mes 67 pjesëmarrësve nga 11 vende të ndryshme, Sluga arriti rezultatin më të lartë në disiplinën e precizionit me një gabim prej 6 cm nga pika e uljes. “Ndihem shumë mirë, – deklaroi parashutisti slloven. – Ishte një ditë shumë e mirë për të fluturuar.”
“Unë kam dhënë 100 %, por hedhja e fundit ishte më e mira imja këtu në Shqipëri, por duhet të stërvitem më shumë për të evituar gabimet”, – ka vijuar fituesi i “Albania Open 2015”, Matjazh, duke përfunduar: “Rëndësi ka që jam fituesi”.