AlbanianSport.com 05.05.2017 10:40
ASNN – Spektakli i ceremonisë së hapjes së Botërorit të 9-të të Aeronautikës, që do të zhvillohet sot në Vlorë, zbulon një nga surprizat e tij. E pranishme në të do të jetë Eliza Dushku, aktorja shqiptaro-amerikane, e cila do të jetë pjesë e ceremonisë të premten. Së bashku me të është edhe “Miss Globe” nga Polonia, Joana Agneska.
Një nga surprizat e spektaklit që do të zhvillohet në Vlorë do të jetë edhe prania e aktores shqiptaro-amerikane, Liza Dushku. Ajo ka mbërritur të enjten në Aeroportin e Rinasit së bashku me “Miss Globe”, Joana Agneska. Dushku do të jetë e ftuar në ceremoninë e hapjes si imazhi i Botërorit të Aeronautikës.
“Jam shumë e kënaqur që do të marr pjesë në një spektakël sportiv, madje në një botëror, – ka thënë ajo për Televizionin Shqiptar. – Më kanë dhënë të shikoj një dokumentar me sportin e aeronautikës për t’u njohur më mirë me atë se çfarë do të ndodhë gjatë ditëve që do të zhvillohet Botërori.”
“Më kanë propozua të hidhem me parashutë, – ka zbuluar ajo. – Por nuk e di a do ta bëj. Nëse do të isha 25 vjeç do ta kisha bërë me siguri.” Edhe “Miss Globe” nga Polonia, Joana Agneska, flet për ftesën e bërë. “Është hera e dytë që vij në Shqipëri, – thotë polakja. – Herën e parë kam qenë për “Miss Globe”, tani vij për një veprimtarie sportive.”
“Dua të shikoj ndryshimin midis këtyre dy spektakleve, – ka vijuar ajo. – Edhe mua më kanë thënë të hidhem me parashurë. Unë dua ta provoj këtë eksperiencë. Dushku dhe Agneska kanë udhëtuar me “Lufthansën”, e cila, me rastin e 10-vjetorit të bashkëpunimit me Shqipërinë, kishte vënë në dispozicion një avion të posaçëm, me disa veçori të reja.