Adrien Rabiot e ndan mendjen, refuzon dy klube angleze, kërkon Barcelonën

Share Button

AlbanianSport.com 16/02/2019 17:45

ASNN – Francezi i talentuar refuzon Liverpulin dhe Totenhemin, në “Nou Kamp” në qershor. Adrien Rabiot dhe Paris SG-në janë divorcuar. 23-vjeçari tashmë ka ndarë mendjen për t’u ndarë me Paris SG-në, me të cilën skuadër ka kontratë deri në qershor të këtij viti. Midis skuadrave që interesoheshin edhe Liverpuli dhe Totenhemin. Por, “Lë Parizien” shkruan se Rabioti ka vendosur të refuzojë këto dy skuadra, për të kaluar në “Kamp Nou” tek Barcelona.

Me fanellën e skuadrës së parë të PSG-së, Adrien Rabiot, ka zhvilluar 150 ndeshje, duke shënuar edhe 13 gola. Në fakt, pati ekzistuar edhe një hipotezë se Mesut Ëzilli dhe Adrien Rabiot do të shkëmbeheshin me njëri-tjetrin. Ëzilli nuk është duke kaluar momentet më të mira në Londër pasi nuk është i preferuari i trajnerit Unai Emeri, kurse Rabioti është në vitin e fundit të kontratës së tij me Paris SG-në, dhe pritej që të largohej.

Në fakt, mediat spanjolle patën raportuar në fillim të vitit se Paris SG-ja po mendonte ta shiste që në janar mesfushorin francez 15 milionë euro, duke synuar të përfitojë sadopak nga shitja e Rabiotit, pasi në të kundërtën, mesfushori do të largohet në verë pa dëmshpërblim. Por kjo nuk u materializua dhe zyrtarët e Barcelonës synojnë të takohen së shpejti me ata të Paris SG-së, për të finalizuar transferimin.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh