AlbanianSport.com 07.11.2016 10:05
ASNN – Adnan Januzaj është futbollisti i vetëm me prejardhje shqiptare, i cili është nominuar për “European Golden Boy (Djaloshi i Artë)” për vitin 2015.
Gazeta e mirënjohur sportive italiane, “Tuttosport” do të ndajë për herë të 13-të çmimin për lojtarin më të mirë nën moshën 21-vjeçare.
Për këtë çmim garojnë 40 kandidatë nga klubet më të forta evropiane. Vitin e kaluar këtë çmim e kishte fituar ish-futbollisti i Liverpulit, Rahim Stërling.