AlbanianSport.com 01.02.2015 19:45
ASNN – Në fakt, stoli i rezervave nuk është diçka e këndshme, kjo edhe për arsye se të dëmton edhe kur futesh në fushën e blertë. Kjo ka ndodhur dje me Adnan Januzajn dhe ai e ka pohuar një gjë të tillë kur ka folur pas takimit të djeshëm kundër Leister Sitit.
Futbollisti kosovar me pasaportë belge nuk e fshehu kënaqësinë pasi luajti titullar në fitoren 3-1 që Mançester Siti arriti kundër Leister Sitit. Megjithatë, ai nuk e fshehu se 15 minutat e fundit të ndeshjes i luajti i stërlodhur dhe në gjendje të keqe.
“Nuk kam luajtur shumë dhe u ndjeva mirë që luajta 90 minuta, – deklaroi Adnani për kanalin televiziv të klubit anglez, MUTV. – Isha i lodhur dhe kisha ngërç në 15 minutat e fundit, por e dija se kisha një punë për të bërë.”
“Ne luajtëm mirë, veҫanërisht në pjesën e parë, – vijoi më tej futbollisti i ri i Mançester Junajtid. – Luftuam për njëri-tjetrin. Pjesa e dytë nuk ishte aq e mirë, por jemi të kënaqur me rezultatin.”