AlbanianSport.com 02.06.2015 08:05
ASNN – Sulmuesi shqiptar i përfaqësueses së Zvicrës, Admir Mehmedi, është në kërkim të një skuadre të re pas largimit të Fraiburgut nga Bundesliga. Merkatoja e verës mund të jetë me shumë “bereqet” për futbollistin shqiptar me origjinë nga Maqedonia.
Sipas prestigjiozes “Kicker”, Mehmedi ka zgjuar interesimin e Bajer Leverkusenit. Fraiburgu nuk do të jetë në gjendje ta mbajë lojtarin nga Gostivari. Ai shihet si zëvendësues i Josip Dërmiçit, i cili mund të largohet nga Leverkusen gjatë kësaj vere.
Lojtarët shqiptarë në Bundesligë janë shtuar ndjeshëm gjatë viteve të fundit. Madje një pjesë e rëndësishme e lojtarëve të Kombëtares luajnë në Gjermani, në Bundesligën e parë dhe të dytë gjermane, duke patur sukses.