adidas Z.N.E. – Zero Energji Negative… Stili & komoditeti, si rrallëherë bashkë

Share Button

AlbanianSport.com 21/01/2021 20:40

ASNN – Veshjet sportive së fundmi janë kthyer në elementin më të rëndësishëm të garderobës tonë. Askush nuk mendohet dy herë nësë i nevojitet një bluzë me kapuç (“hoodie”) apo jo, të gjithë janë gati ta shtojnë koleksionin e tyre më një të re, në cdo moment. Dëshironi të njiheni me veshjen sportive më të suksesshme nga adidas?

 

Ju prezantojmë me “adidas Z.N.E.”

Z.N.E. do të thotë “Zero Negative Energy’ dhe ky koncept synon të ndihmojë atletët dhe entuziastët e fitnesit të kenë një “mendje të pastër” para se të fillojnë aktivitetin e tyre fizik. “adidas” e përshkruan veshjen si të dizenjuar për momente kritike gjatë ditës. Veshja  ka aftësinë të largojë gjithë energjitë negative, në mënyrë që ju të mund të fokusoheni në aktivitete që vërtetë kanë rëndësi. Si e realizon Z.N.E. këtë?

“adidas Z.N.E.” ka një prerje të rregullt duke e bërë atë të përshtatshme për aktivitete të ndryshme. Modeli ka mëngë të rëna në zonën e shpatullave për më shumë lirshmëri, gjithashtu është i pajisur me vrima të imëta në gjithë sipërfaqen e saj për ta mbajtur trupin tuaj gjithmonë të freskët.

Materiali është i tillë: 60% pambuk, 40% poliestër e ricikluar “doubleknit”, që do të thotë, një ndjesi butësie që do ju shoqërojë gjatë gjithë ditës. Përvec kësaj, ky material nuk lejon djersën të akumulohet por e avullon atë për jashtë.

Pavarësisht nëse jeni duke marrë pjesë në një maratonë, duke shkuar në palestër, duke shuar në shkollë apo duke dalë me miqtë, “adidas Z.N.E.” do te kujdeset që ju të jeni emocionalisht i përgatitur për cfarëdo lloj sfide që sjell aktiviteti.

Stili dhe komoditeti nuk janë dukur kurrë kaq bukur bashkë.

 

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

“Bursa” e lojtarëve, aty ku Çekia “fiton” ndaj kuqezinjve të Silvinjos

“Bursa” e lojtarëve, aty ku Çekia “fiton” ndaj kuqezinjve të Silvinjos

AlbanianSport.com 15/11/2024 15:30 ASNN – Kristjan Asllani spikat te kuqezinjtë, mësoni vlerat e lojtarëve

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh