“adidas” sjell “Pibe de Barr10”, këpucë të dizenjuara për më të mirët

Share Button

adisas-Pibe-di-Barr10

AlbanianSport.com 16.04.2015 07:55

ASNN – Viti 2015 i përket në të gjitha kuptimet Leo Mesit. Asnjë lojtar, në secilin prej veprimtarive më të rëndësishme dhe prestigjioze evropiane apo botërore, nuk ka shënuar kaq shumë gola sa argjentinasi. Këtë vit, Leo ka qenë i përfshirë direkt në kampionatin spanjoll, “La Liga”, duke përfaqësuar ekipin që ka shënuar më shumë gola, nga të gjitha ekipet e tjera evropiane. Gjatë vitit 2015, si lojtar i klubit spanjoll të Barcelonës dhe ekipit kombëtar të Argjentinës, për Mesin janë regjistruar disa statistika mbresëlënëse. Ai ka luajtur në total 17 ndeshje, ka shënuar 20 gola dhe ka dhënë 11 pasime për gol.
Goli i fundit që mban firmën e Mesit, që është vlerësuar edhe si një nga më fantastikët në karrierën e tij, i realizuar përmes një truku me kokë, e ka konfirmuar Leon edhe njëherë si liderin e pamposhtur të të gjitha kohërave në historinë e “La Liga”-s, vetëm në moshën 27-vjeçare. Prej datës 16 mars 2015, “adidas” ka zbuluar këpucët e reja të futbollit, të cilat do të vishen nga lojtari më i mirë në botë. Modeli më i ri “Pibe de Barr10”, është frymëzuar nga lagjia “Barrio” e Las Heras, në Rosario, në Argjentinë, ku Mesi ka kaluar gjithë fëmijërinë e tij dhe njëkohësisht ka mësuar për herë të parë të luajë futboll.
Las Heras ishte stacioni i parë, nga ku Leo Mesi filloi udhëtimin e tij të pabesueshëm për t’u shndërruar në lojtarin më të madh në gjithë rruzullin tokësor. Rrugët dhe fushat e blerta të lagjes Barrio në Argjentinë janë ato të cilat i dhanë formë lojës së tij, duke konfirmuar fillimisht talentin dhe dhuntinë e lindur të Mesit në futboll. Modeli i ri “Pibe de Barr10” është projektuar në bashkëpunim me artistin grafik tepër të talentuar Ignacio Valenti, në një stil dhe formë konceptimi që i dedikohet plotësisht, në shenjë mirënjohjeje, admirimi dhe respekti, fëmijërisë së Leo Mesit.
Këpuca e re “Pibe de Barr10”, e karakterizuar nga një dizajn vital dhe energjik dhe shkëlqim verbues në pjesën e sipërme sintetike, ashtu sikurse janë vetë gjuajtjet e jashtëzakonshme të këtij lojtari të madh dhe ajo mishëron, në të gjitha dimensionet e saj, stilin origjinal të Mesit në futboll; të bukur, të magjishëm por sidoqoftë të rrezikshëm dhe të paarritshëm. Duke folur për këpucët më të fundit që mbajnë emrin dhe nënshkrimin e tij, Leo Mesi është shprehur: “Unë u largova nga Rosario kur isha ende shumë i vogël”.
“Por sërish kam me vete popullin tim, lagjen time, kujtimet dhe vendet e mia të preferuara ku kam kaluar vitet më të bukura të fëmijërisë, të cilat kanë lënë gjurmë të thella tek unë, – ka vijuar shtatshkurtëri. “Pibe de Barr10” ka një domethënie speciale për mua, pasi ato lidhen ngushtësisht me jetën time, me fëmijërinë time dhe akoma më shumë me mua si njeri.” Prej ditës së mërkurë, datë 18 mars, lojtari më i mirë në botë Leo Mesi, ka veshur këpucët “Pibe de Barr10”. Ndërkohë që prej 19 marsit ato janë nxjerrë në dispozicion për t’u blerë nga publiku i gjerë.

Për informacione të mëtejshme ju lutemi të vizitoni faqen zyrtare adidas.com/messi, faqen në facebook.com/TeamMessi ose ndiqeni në twitter @TeamMessi #ThereWillBeHaters.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh