“adidas Reebok Albania” mbështet “Albanian Gladiator Championship III”

Share Button

MMA-Reebok-cmimet-2016

Gjergj Vyshka 27.04.2016 07:05

Rivalitet dhe spektakël, ndërsa ndeshjet e lira, që janë zhvilluar në “Moscow Club” në Tiranë fundjavën e kaluar, kanë mbërthyer njerëzit rreth kafazit të hekurt. Bëhet fjalë për Kampionatin e 3-të Kombëtar të Luftëtarëve, i njohur ndryshe edhe me termin “Albanian Gladiator Championship”, i cili u mbështet nga “adidas Reebok Albania”.
Kanë qenë katër kategori konkurrimi, që ishin kikboks, MMA, kikboks dhe MMA profesionistësh. Dhe ishte një veprimtari, i cili është zhvilluar në praninë e presidentit të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani, i cili në përshëndetjen e tij e ka vënë theksin tek rëndësia e mbështetjes së këtyre sporteve, të cilat në një farë mënyre konsiderohen ekstreme.
“Është detyra e secilit prej nesh, – ka thënë Bezhani, – që të mbështesim nismat sportive të këtyre federatave që deri më tani janë të panjohura, por shohim që rëndësia e tyre sa vjen e rritet. Dhe një organizim i tillë na bën optimistë se do të kemi dhe më shumë nivel dhe më shumë organizime të tilla. Ndaj i uroj sukses presidentit të kësaj Federate, stafi të tij dhe anëtarëve të familjes së saj”.
Ndërkohë Federata Shqiptare e Ndeshjeve të Lira, atje ku president është Arjan Rizai, deri më tani ka organizuar 15 veprimtari kombëtare, ndër të cilat ishte dhe Kampionati i 3-të i Gladiatorëve. Ndërkohë një përshëndetje e veçantë ka ardhur dhe nga ish-boksieri i njohur, Ahmet Golemi.
“Këta janë më shumë se luftëtar, janë jashtëtokësoër këta sportist, pasi këtu ndërthuret pasioni dëshira dhe kurajoja që i bën të veçantë këta luftëtar, – ka thënë komentatori i njohur i boksit. – Ndaj mirënjohje për të gjithë”. Dhe Federata Shqiptare e Ndeshjeve të Lira e ka nderuar me një “Mirënjohje” Mjeshtri e Madh dhe ish-boksierin e njohur, Ahmet Golemi.

 

Kampionati i 3-të Kombëtar i Luftëtarëve
“Albanian Gladiator Championship III”

 

Rezultatet teknike:

 

Kikboks:
Pesha 40 kg Mustafaj (AFC) – Selimaj (Scorpion Fight Club) (fiton Selimaj)
Pesha 54 kg Ajdini (Teuta) – Levendi (AK Fier) (fiton Levendi)
Pesha 56 kg Kadiu (Visela) – Kullufi (MSA) (fiton Kullufi)
Pesha 56 kg Barjami (MS) – Kerri (Scorpion Fight Club) (fiton Kerri)
Pesha 72 kg Rustemi (AFC) – Daulle (Adi Kuan) (fiton Daulle)

 

MMA:
Pesha 50 kg Malushaj (AFC) – Papajorgjiu (FST Kuçova) (fiton Papajorgjiu)
Pesha 56 kg Boja (AFC) – Domi (Tirana) (fiton Boja)
Pesha 60 kg Gjoni – Hysa (AFC) (fiton Hysa)
Pesha 62 kg Dragoti (AFC) – Lila (Tirana) (fiton Lila)
Pesha 65 kg Kryeziu (Tirana) – Tokrri (fiton Tokrri)
Pesha 70 kg Voci (Adi Kuan) – Tokrri (Fight Club Lezha) (fiton Voci)
Pesha 80 kg Pasko (AFC) – Jaupaj (Apolonia) (fiton Pasko)

 

Kikboks profesionist “Low Kick”
Pesha 58 kg Ferko (AK Fier) – Doda (Elit Sport) (fiton Ferko)
Pesha 60 kg Trifoni (Elit Sport) – Hoxha (AK Fier) (fiton Hoxha)

 

Profesionistët MMA
Florian Kola (AFC) – Manuel Gaxhja (Adi Kuan) (fiton Gaxhja)
Ermal Hadribeaj (AFC) – Omar Lila (Tirana) (fiton Hadribeaj)

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh