“adidas” prezanton këpucët e reja “Messi” për Ligën e Kampioneve

Share Button

Mesi-kepucet

AlbanianSport.com 28.09.2014 07:10

ASNN – Prej 16 shtatorit 2014, kompania e mirënjohur botërore e veshjeve dhe pajisjeve sportive, “adidas”, ka njoftuar hedhjen në treg të këpucëve moderne të futbollit, “adizero f50 Messi”.

Për të festuar fillimin e sezonit të ri të Ligës së Kampioneve me klubin më prestigjoz, Barcelonën, “adidas” ka krijuar së fundmi një dizajn të ri në nder të Leo Mesit dhe suksesit të tij të jashtëzakonshëm për të thyer rekorde.

Këto këpucë, të frymëzuara nga arkitektura e Barcelonës, do të cilësohen pa frikë si një “monument” që i ngrihet klasit, stilit, arritjeve dhe mbi të gjitha performancës magjike që Leo Mesi ka dhuruar kurdoherë në Evropë. Dizajni mjaft i veçantë dhe unik i këpucëve përfaqëson, çdo gol që ai ka shënuar dhe 21 qytetet në të cilat ai i ka shënuar këto gola. Ato përfaqësojnë gjithashtu katër herët që Mesi ka qenë pretendent për të fituar “Këpucën e Artë”, katër golat në Ligën e Kampioneveqë ai i ka shënuar përmes trukeve me kokë, tregues ky i një lojtari gjigand, dhe tre herët që Mesi ka ngritur trofeun e famshëm.

Leo Mesi është konsideruar gjerësisht dhe me meritë të plotë si lojtari më i mirë në botë dhe një nga lojtarët më të suksesshëm në historinë e Ligës së Kampioneve. Fjalët e skalitura mbi këpucë, të tilla si ”respekt”, “kënaqësi” dhe “shpejtësi”, simbolizojnë në thelb atributet që e udhëheqin gjatë lojës së tij në fushë dhe kundrejt cilitdo kundërshtari qoftë.

Adizerot” e reja “f50™ Messi”, kombinojnë teknologjinë revolucionare me preçizionin inxhinierik në çdo aspekt të dizajnit të këpucëve, duke pasur si qëllim, që mbajtësi i këtyre këpucëve, të mund të vrapojë sa më shpejt të jetë e mundur në fushën e futbollit. Duke peshuar vetëm 165g, “adizero f50™”, është një nga këpucët më të lehta dhe më të shndritshme që janë prodhuar dhe nxjerrë ndonjëherë në treg.

adizero f50 Messi” për Ligën e Kampioneve, përbëjnë versionin e dytë të këpucëve të futbollit të prezantuar nga “adidas”, pjesë të një serie që përfshin dhe versionin aktual të këpucëve “Messi” në kampionatin spanjoll të futbollit “La Liga”. Ato do të vishen nga Leo Mesi vetëm në Ligën e Kampioneve, këtë sezon.

Që prej 15 shtatorit 2014, këpucët janë në shitje dhe në dyqanet e autorizuara “adidas” në Shqipëri me vendndodhje në TEG, Citypark, QTU dhe rruga “Myslym Shyri”.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Bursa” e lojtarëve, aty ku Çekia “fiton” ndaj kuqezinjve të Silvinjos

“Bursa” e lojtarëve, aty ku Çekia “fiton” ndaj kuqezinjve të Silvinjos

AlbanianSport.com 15/11/2024 15:30 ASNN – Kristjan Asllani spikat te kuqezinjtë, mësoni vlerat e lojtarëve

“UEFA Grow”, 55 federata diskutojnë risitë e Komunikimit & Marketingut

“UEFA Grow”, 55 federata diskutojnë risitë e Komunikimit & Marketingut

AlbanianSport.com 07/03/2024 20:00 ASNN – Komunikimi & Marketingu, UEFA Grow mbledh përfaqësuesit

FSHF / Seminar ndërkombëtar mbi të drejtën sportive më 15 mars 2024

FSHF / Seminar ndërkombëtar mbi të drejtën sportive më 15 mars 2024

AlbanianSport.com 06/03/2024 13:50 ASNN – FSHF organizon seminar ndërkombëtar mbi të drejtën

“adidas Ozmillen”, e guximshme, stil dhe tejet komode

“adidas Ozmillen”, e guximshme, stil dhe tejet komode

AlbanianSport.com 12/02/2024 22:10 ASNN – Moda e viteve 90’ vazhdon të jetë prezente në garderobën

20 vite sport me adidas… vetëm në BalkanSport… Sport with style!

20 vite sport me adidas… vetëm në BalkanSport… Sport with style!

AlbanianSport.com 02/02/2024 13:35 ASNN – Këtë vit, gjigandi i veshjeve sportive, “adidas”, feston

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh