“Adidas Originals” nga Rita Ora FW 14: Vijnë linjat “Roses” dhe “Spray” (Foto)

Share Button

Adidas-Rita-Ora

AlbanianSport.com 31.10.2015 23:30

ASNN – Duke qenë se fundi i vitit po vjen, linja “Spray” e muajit nëntor prezantohet në një formë shumë të veçantë, e cila shkëlqen në sfondin e një tabloje monokromatike ngjyrash gri dhe të zezë, të alternuar me një mori pikash të zeza metalike, të spërkatura dhe shpërhapura me mjaft shije dhe origjinalitet mbi tutat, bluzat, kapuçët dhe atletet e koleksionit të ri adidas “Rita Ora FW14”. Shpirti rebel i artit të rrugës duket se i kundërvihet ngjyrës argjend mbizotëruese, ndërkohë që siluetat kryesore ruajnë me përpikëri elementet e stilit “streetwear”. Format klasike sportive janë mjaft komode dhe në pjesën e brendshme janë stiluar me një material të butë, siç është mëndafshi francez, gjithashtu janë mjaft të mprehta në sipërfaqe, si një thikë metalike.

Logoja e markës adidas, e vendosur në qendër të bluzës është e zezë e theksuar por njëkohësisht tepër e thjeshtë, me tërfilin klasik adidas të stampuar prej një materiali gome të shndritshëm, mbi bluzat, kapuçët dhe atletet, duke krijuar një kontrast me sfondin kaotik “të spërkatur” nga miliona grimca. Në kontrast të thellë me linjën e parë, linja e dytë e këtij koleksioni, e quajtur “November’s Roses”, është një shpërthim shumëdimensional i kaosit të natyrës. Ky koleksion karakterizohet nga një dizajn ngjyrash të forta, të gjalla, ekspresive e plot detaje, të cilat simbolizojnë lulëzimin e trëndafilave, të shprehura me printe të shumta lulesh përreth një dyndjeje të fuqishme insektesh.

Ngjyra blu e shprehur në tonet e errëta të mesnatës, krijon një sfond të thellë, e cila i ngjason një skene të gjallë, ku luhen nga të gjitha llojet: bluzat e shkurtëra ose “cropped tee”, veshjet që janë tashmë pjesë e trashëgimisë shumëvjeçare adidas dhe një kostum “body” apo “bodysuit”, i dizenjuar dhe stiluar bukur deri në detajin më të vogël në pjesën e bustit dhe konturuar në pjesën anësore, në të gjithë gjatësinë e trupit nga tre vijat klasike adidas. Pantallonat e gjera dhe të lirshme, të tipit “boyfriend”, të prodhuara në pëlhura të sofistikuara sportive, krijojnë një kontrast interesant kundrejt feminitetit të harlisur, rikonceptimit të performancës klasike në veshje dhe të veshurit në mënyrë të gjallë, energjike, luksoze, me forma të larmishme dhe shumëngjyrëshe printesh.

Produktet e linjave Spray dhe Roses do të gjenden në dyqanet adidas në mbarë botën si dhe në Shqipëri në dyqanet ekskluzive adidas në QTU, City Park, TEG dhe Myslym Shyri (pranë Vodafone), gjatë muajit Nëntor.

 

#unstoppable

adidas.com/ritaora

Adidas-Rita-Ora

 

Adidas-Rita-Oragri

Adidas-Rita-Ora-standing

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Bursa” e lojtarëve, aty ku Çekia “fiton” ndaj kuqezinjve të Silvinjos

“Bursa” e lojtarëve, aty ku Çekia “fiton” ndaj kuqezinjve të Silvinjos

AlbanianSport.com 15/11/2024 15:30 ASNN – Kristjan Asllani spikat te kuqezinjtë, mësoni vlerat e lojtarëve

“UEFA Grow”, 55 federata diskutojnë risitë e Komunikimit & Marketingut

“UEFA Grow”, 55 federata diskutojnë risitë e Komunikimit & Marketingut

AlbanianSport.com 07/03/2024 20:00 ASNN – Komunikimi & Marketingu, UEFA Grow mbledh përfaqësuesit

FSHF / Seminar ndërkombëtar mbi të drejtën sportive më 15 mars 2024

FSHF / Seminar ndërkombëtar mbi të drejtën sportive më 15 mars 2024

AlbanianSport.com 06/03/2024 13:50 ASNN – FSHF organizon seminar ndërkombëtar mbi të drejtën

“adidas Ozmillen”, e guximshme, stil dhe tejet komode

“adidas Ozmillen”, e guximshme, stil dhe tejet komode

AlbanianSport.com 12/02/2024 22:10 ASNN – Moda e viteve 90’ vazhdon të jetë prezente në garderobën

20 vite sport me adidas… vetëm në BalkanSport… Sport with style!

20 vite sport me adidas… vetëm në BalkanSport… Sport with style!

AlbanianSport.com 02/02/2024 13:35 ASNN – Këtë vit, gjigandi i veshjeve sportive, “adidas”, feston

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh