AlbanianSport.com 15.01.2015 12:05
ASNN – Si përfaqësues të linjës së re të atleteve “Tubular”, për distributorët shqiptarë, “adidas originals” prezanton “adidas Tubular Runner”. Debutimi për herë të parë në muajin nëntor 2014, i katër versioneve sportive dhe plot stil të atleteve “Tubular Runner”, karakterizohet nga një dizajn minimalist, por tepër efikas, të prezantuara në një tablo 4-ngjyrëshe: në ngjyrën gri, të zezë, blu marinë dhe të kuqe “burgundy”.
Secili prej katër modeleve në pjesën e sipërme të tij përbëhet prej materialit neoprene, kurse në pjesën e thembrave dhe atë të vendosjes së lidhëseve, kanë një mbulesë strukturore të lëmuar prej gome. Gjithashtu midis pjesës së jashtme dhe të brendshme, mbështeten mbi një shtresë të përbërë prej shkumës “EVA”, e gjitha e bardhë, e cila lejon absorbimin e goditjeve të këmbës, uljen e presionit dhe ofron densitet të dyfishtë për peshat trupore midis 54 dhe 57 kg.
Katër pikat kulmore të këtij modeli sa modern aq edhe atletik, të cilat sigurojnë një performancë në rritje dhe i bëjnë përdoruesit e produkteve “adidas” edhe më vetëbesues dhe të sigurtë ndaj këtij modeli janë: “the Tubular Runner” demonstron shkathtësinë e vërtetë të kësaj siluete unike, përkrah avantazhin progresiv duke konkurruar dhe sfiduar çdo model tjetër në treg dhe ofron një stil e klas të një niveli të lartë, në formën e tij më të pastër, për të gjithë.