AlbanianSport.com 07.02.2015 15:45
ASNN – Ada do ta vazhdojë kampionatin e saj, ndërsa presidenti i skuadrës velipojake, Alfred Pjetri, ka shlyer detyrimet financiare në Federatën Shqiptare të Futbollit.
Jo vetëm kaq, por duhen falënderuar dhe trajneri Kreshnik Krepi, si dhe të gjithë dashamirësit e miqtë e skuadrës, të cilët bënë të mundur që Ada të dalë në fushë dhe të luftojë për të mbijetuar në Kategorinë e Parë.
Dhe ndeshjen me Mamurrasin do ta luajë të dielën në Lezhë.