AlbanianSport.com 20.10.2014 20:50
ASNN – Ada e Velipojës ndodhet në alarm, sepse nuk ka më fonde për ekipin e futbollit të meshkujve.
Jo vetëm kaq, por kjo skuadër duke mos pasur dhe fushën sportive për stërvitje dhe për të luajtur ndeshjet e veta në Velipojë, atëherë ka të gjitha shanset për të rënë një kategori më poshtë.
Të shtunën, Ada është mundur në Burrel, 0-2, ndërsa me tre humbje dhe në harresën e plotë të komunës, skuadra është në kaos dhe krizë totale.
Për të mos thënë që mundet dhe të mos ekzistojë më. Ndaj velipojakët kanë bërë thirrje për ndihmë në mënyrë që kjo skuadër të jetë përsëri e fortë në Kategorinë e Parë.