AlbanianSport.com 31.01.2015 21:15
ASNN – Ada e Velipojës ka pasur një dyndje lojtarsh cilësorë. Dhe kjo mund të thuhet dhe nga fakti se nga Veleçiku kanë ardhur pesë futbollistë, të tillë si Vahedin Pepaj, Taulant Nikshiqi, Besar Mustafaj, Hysmir Idrizi, Enis Ibraj.
Por Ada ka pasur në provë edhe Hallunajn e Nikshiqin nga Veleçiku, sikurse ka pasur dhe Linin nga Beslidhja, i cili më pas është bërë pjesë e Burrelit. Pa harruar që pati kërkuar dhe Zefin nga Laçi.
Veçse marrëveshja e fundit zyrtare e Adës ka qenë me Erbi Hotin, që të hënën del në stërvitje. Velipojakët, teksa Krepi e ka ndryshuar plotësisht skuadrën, besojnë tashmë tek mbijetesa.