AlbanianSport.com 14.01.2015 17:00
ASNN – Ada e Velipojës e ka nisur periudhën përgatitore dimërore me përforcime. Janë pesë lojtarë të ardhur nga Veleçiku, të cilët trajneri aktual i velipojakëve, Kreshnik Krepi, i ka pasur në skuadër kur drejtonte koplikasit.
Bëhet fjalë për Vahedin Pepajn, Taulant Nikshiqin, Besar Mustafajn, Hysmir Idrizin dhe Enis Ibrajn. Nga këta të pestë në dymbëdhjetë javët e para të Kategorisë së Parë vetëm Mustafaj ka shënuar një gol.
Gjithsesi edhe për cilësitë që kanë, të cilët Krepi i di fort mirë, atëherë ata janë afruar pranë Adës duke i shtuar mundësitë kësaj skuadre për mbijetesë. Jo vetëm kaq, por velipojakët kanë paralajmëruar dhe afrime të tjera.
Ndërkohë që prej Veleçikut janë të deklaruar dhe portieri Hallunaj, i cili është bërë pjesë e Kastriotit, si dhe Hepaj që është bashkuar me Butrintin. Gjithsesi Ada e ka nisur stërvitjen me pesë futbollistë të ardhur nga Veleçiku.