Nga Gjergj Vyshka 09.01.2015 17:40
Pyetja që shtrohet është nëse janë normale këto kërkesa, apo pyetësor, deri në deklarimin e sportistëve më të mirë të vitit?
Sepse KOKSH-i, në fund të fundit, është njëlloj si të gjithë Federatat sportive, të cilat marrin buxhet nga shteti.
Në anën tjetër, kjo mund të ishte diçka normale nëse do ta kërkonte Ministria e Arsimit dhe Sportit.
Megjithatë burime zyrtare nga KOKSH tregojnë që janë normale, sepse një gjë të tillë Komiteti Olimpik Ndërkombëtar e kërkon për të gjithë Komitetet Olimpike, që e bëjnë një pyetësor për Federatat Sportive.
Gjithsesi, teksa po bëhet një muaj nga koha që Federatat duhet të kthenin përgjigje, KOKSH ka premtuar se shpejt do të deklarojë se kush i është përgjigjur këtij pyetësori e kush jo.
Mirëpo Federatat e kanë harruar, sikurse kanë harruar që duhet të bëjnë dhe asambletë e zakonshme, quajtur ndryshe analiza vjetore.
Ndaj dhe KOKSH ka nisur t’i shkundë nga letargjia Federatat për ta nisur vitin ndryshe dhe me më shumë punë cilësore për rritjen e nivelit të sportit në vend.