AlbanianSport.com 15/01/2019 19:20
ASNN – Argjentina ka emëruar ish trajnerin fitues të Botërorit 1978, Sezar Luis Menoti, si drejtor i ekipeve të saj kombëtare, njoftoi të hënën Federata e saj e Futbollit (AFA). “Mirë se vjen në shtëpi Sezar,” shkruante organizmi që qeveris futbollin argjentinas, në një postim në rrjetet sociale, duke shtuar se Menoti do të fillonte detyrën e tij të re më 1 shkurt 2019.
Detyra e tij kryesore do të jetë vënia në jetë e planit 10-vjeçar të presidentit të Federatës, Klaudio Tapia, për ekipet përfaqësuese të moshave të Argjentinës. Menoti, tanimë 80 vjeç, e udhëhoqi Argjentinën drejt triumfit të parë në një Botëror, në vitin 1978, duke mposhtur Holandën në finale në veprimtarinë e zhvilluar në shtëpi. Ai ishte gjithashtu trajner 4 vjet më vonë.
Kur, si kampionë në fuqi, argjentinasit ata u eliminuan në fazën e dytë të grupeve, pasi humbën 3 nga 5 ndeshje, duke përfshirë edhe dështimin përballë kampiones eventuale, Italisë, dhe rivales amerikanolatine, Brazilit. Ai drejtoi gjiganden spanjolle të La Ligas, Barcelonën për një sezon në fillim të viteve 1980, kur, të udhëhequr nga bashkatdhetari i tij, Diego Armando Maradona, katalanët fituan Kupën e Mbretit.
Ata mposhtën në finale rivalen e përjetshme Realin e Madridit. Ai ka vijuar të jetë trajner i shumicës së klubeve më të mëdha të Argjentinës, duke përfshirë Boka Zhunjors, River Plejt dhe Independienten, por çuditërisht ishte me skuadrën më pak të njohur, Hurakanin, që ai fitoi titullin e kampionit në nivelin më të lartë të futbollit argjentinas në vitin 1973.