AlbanianSport.com 01.04.2015 19:50
ASNN – Edhe 8 javë kanë mbetur deri në përfundim të këtij sezoni të Kategorisë Superiore dhe Skënderbeu, Kukësi, Partizani dhe Tirana janë 4 skuadrat të cilat realisht dhe matematikisht e synojnë titullin “kampion”. Në fakt, kalendari i mbetur nuk është se u jep shumë epërsi këtyre 4 skuadrave, pasi të katërta do të ndeshen me njëra-tjetrën në 8 javët e mbetura, ku do të luajnë secila nga 4 ndeshje në shtëpi dhe 4 ndeshje jashtë fushës së tyre. Kategoria Superiore e Kampionatit Kombëtar të Futbollit po u drejtohet 8 javëve të saj të fundit dhe janë 4 skuadrat të cilat realisht dhe matematikisht e synojnë titullin “kampion”.
Natyrisht, më e favorizuar është kampionia në fuqi dhe kryesuesja aktuale, Skënderbeu, e cila mban vendin e parë, në kuotën e 60 pikëve, dhe ndiqet nga Kukësi me 58, Partizani me 56 dhe Tirana, me 54 pikë. Në fakt, kalendari i mbetur nuk është se u jep shumë epërsi këtyre 4 skuadrave, pasi të katërta do të ndeshen me njëra-tjetrën në 8 javët e mbetura, ku do të luajnë secila nga 4 ndeshje në shtëpi dhe 4 ndeshje jashtë fushës së tyre. Skënderbeu e nis në fundjavë me sfidën në Laç, për të vijuar me dy ndeshje në fushën e vet me Partizanin dhe Apoloninë dhe për të arritur tek dueli i 25 prillit në Kukës me ekipin vendas dhe rivalen kryesore.
Kjo ndeshje ka të ngjarë të vulosë fatin e titullit “kampion” dhe verilindorët favorizohen nga fakti se luajnë në fushën e tyre. Më pas, korçarët përballen me Teutën, Tiranën dhe Flamurtarin, për ta mbyllur kampionin në Shkodër, me Vllazninë. Ndërsa Kukësi merr zemër nga fakti se nga sfidat me ekipet e gjysmës së sipërme të renditjes, përfshi këtu edhe Laçin, të gjitha, me përjashtim të Partizanit, i luan në fushën e vet. Kukësianët vizitojnë Elbasanin, presin Laçin, ndeshen në Tiranë me Partizanin, presin Skënderbeun dhe Apoloninë, luajnë në Durrës me Teutën presin Tiranën dhe e mbyllin në Vlorë me Flamurtarin.
Disi i favorizuar nga kalendari është edhe Partizani, që vetëm me Skënderbeun ndeshet në fushë të huaj, kurse rivalet e tjera i pret në shtëpi, si dhe e ka kapërcyer si kundërshtar Laçin. Ndërsa e kundërta ndodh me Tiranën, që vetëm Skënderbeun e pret në shtëpi, ndërsa me dy rivalet e tjera luan jashtë. E për më tepër, takimet me rivalet për titull si dhe atë me Laçin, bardheblutë i luajnë njëra pas tjetrës, brenda një periudhe dyjavore.
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Skënderbeu 28 18 6 4 43-13 60
- Kukësi 28 18 4 6 43-20 58
- Partizani 28 17 5 6 30-16 56
- Tirana 28 16 6 6 35-18 54
- Laçi 28 14 8 6 35-16 50
- Flamurtari 28 9 7 12 22-24 34
- Vllaznia 28 10 3 15 23-30 30
- Teuta 28 7 2 19 25-43 23
- Apolonia 28 4 4 19 9-45 16
- Elbasani 28 4 1 23 15-54 13
Skënderbeu
Ndeshjet e mbetura:
04/04/2015 Laçi – Skënderbeu
11/04/2015 Skënderbeu – Partizani
18/04/2015 Skënderbeu – Apolonia
25/04/2015 Kukësi – Skënderbeu
02/05/2015 Skënderbeu – Teuta
06/05/2015 Tirana – Skënderbeu
09/05/2015 Skënderbeu – Flamurtari
16/05/2015 Vllaznia – Skënderbeu
Kukësi
Ndeshjet e mbetura:
04/04/2015 Elbasani – Kukësi
11/04/2015 Kukësi – Laçi
18/04/2015 Partizani – Kukësi
25/04/2015 Kukësi – Skënderbeu
02/05/2015 Kukësi – Apolonia
06/05/2015 Teuta – Kukësi
09/05/2015 Kukësi – Tirana
16/05/2015 Flamurtari – Kukësi
Partizani
Ndeshjet e mbetura:
04/04/2015 Partizani – Apolonia
11/04/2015 Skënderbeu – Partizani
18/04/2015 Partizani – Kukësi
25/04/2015 Teuta – Partizani
02/05/2015 Partizani – Tirana
06/05/2015 Flamurtari – Partizani
09/05/2015 Partizani – Vllaznia
16/05/2015 Elbasani – Partizani
Tirana
Ndeshjet e mbetura:
04/04/2015 Flamurtari – Tirana
11/04/2015 Tirana – Vllaznia
18/04/2015 Elbasani – Tirana
25/04/2015 Tirana – Laçi
02/05/2015 Partizani – Tirana
06/05/2015 Tirana – Skënderbeu
09/05/2015 Kukësi – Tirana
16/05/2015 Tirana – Teuta