6 trajnerë për titullin, nga Gega, tek Daja, 6 karaktere të ndryshme në stol

Share Button

AlbanianSport.com 11/12/2018 18:40

ASNN – Projeksioni i trajnerëve në garën për titull, Gega me “formula në xhep”, Cungu “tërhiq e mos e këput”, Shehi “të dalë ku të dalë” dhe Daja “as mish, as peshk”. Në këtë pjesë të dytë të analizës së ecurisë së trajnerëve në Kategorinë Superiore, do të fokusohemi tek teknikët e skuadrave që pretendojnë titullin. Njëlloj si në grupin e skuadrave që kanë rrezik rënie nga kategoria dhe ku ka enigma të mëdha rreth atyre që do t’i thonë “lamtumirë” Superiores në fund të sezonit, edhe në grupin e kreut ka shumë të papritura.

Është e vërtetë që Partizani është shkëputur në kryesim me 5 pikë më shumë se ndjekësit, por në një kampionat me katër faza e shumë duele direkte, kjo diferencë nuk e sjell titullin dhe të kuqtë e trajnerit Skënder Gega e dinë mirë këtë. Si të mos mjaftojë kjo, vetë trajneri është parë të shantazhojë në një mënyrë “fine” gjyqtarët dhe rivalët, me “arsyetimin” se të gjithë duan t’ia bëjnë me hile skuadrës. Është një mënyrë për të bërë zhurmë, në mënyrë që t’u paraprijë situatave. Dhe ka dhënë efekt, sepse Partizani po qëndron në krye.

Është fakt i pamohueshëm që Partizani nuk bën lojë të bukur, përkundrazi, luan në mënyrë të shpifur, por është po aq e vërtetë që Partizani është skuadër pragmatiste. Dhe është meritë e Gegës që ka ditur të marrë maksimumin nga grupi. Megjithatë, në pesë ndeshjet e fundit, edhe pse ka marrë 10 pikë, Partizani në 3 ndeshjet e fundit ka një humbje, një fitore dhe një barazim, pra 4 pikë, një projeksion që nuk i jep të drejtë Gegës të mburret për arritjet. Sidoqoftë, Partizani, me këtë ecuri është kandidati kryesor për titull.

Sepse në 16 javë garë ka qëndrueshmëri mbi 2 pikë për ndeshje, gjë që nuk e kanë rivalët e tjerë. Më saktë, Partizani ka ecuri 2.2 pikë për ndeshje, një koeficient që të nxjerr “kampion”. Dhe fituesi e kryesuesi nuk gjykohet. Dy skuadrat ndjekëse, Skënderbeu dhe Kukësi, kanë 30 pikë, pra një koeficient afërsisht 1.9 pikë për ndeshje. Nga përvojat e mëparshme, dhe nga formula e garës, duhet që skuadra kampione të ketë minimumi 2 pikë për ndeshje, gjë që Kukësi dhe Skënderbeu në këtë moment nuk e kanë, edhe pse janë fare pranë.

Skënderbeu në 5 ndeshjet e fundit ka grumbulluar vetëm 4 pikë, duke pasur tri humbje, një fitore e një barazim. Madje në 3 ndeshjet e fundit ka vetëm një pikë. Dy humbjet e fundit kanë sjellë tronditjen e kampit korçar, pasi jo vetëm humbën rivalitetin me të kuqtë, por po kërcënohen në vend të dytë nga ekipet e tjera që kanë një projeksion në rritje. Trajneri Orges Shehi është i ri dhe nuk e ka përvojën e Gegës, Cungut e Dajës. Por jo për faj të trajnerit sesa për paqartësinë e së ardhmes Skënderbeu nuk është më i pari.

Grupi është i mirë, por projeksioni i lojës dhe rezultateve ka paqëndrueshmëri. E ndërsa të gjithë presin çfarë do të vendosë Gjykata e Lozanës, duket se edhe Shehi po pajtohet me idenë “të dalë ku të dalë”. Ndryshe është Kukësi, me një trajner me përvojë tashmë, madje një mjeshtër i lojës mbrojtëse dhe kundërsulmit. Edhe pse nuk e ka grupin e Skënderbeut dhe Partizanit, Kukësi ka ditur të qëndrojë në garë. Ndodhet në kuotën e 30 pikëve, sa Skënderbeu, por ka një projeksion në ngjitje. Qëndrueshmëria e javëve të fundit flet në favor të Cungut.

Në 5 ndeshjet e fundit Kukësi ka grumbulluar 11 pikë, më shumë se çdo skuadër tjetër. Madje në 3 ndeshjet e fundit ka 3 fitore dhe ky është një tjetër tregues që Kukësi është pretendent për titull. Problemi është se Kukësi e ka të vështirë të fitojë duelin direkt me Partizanin dhe pikërisht nga ky duel do të varet dhe fati i titullit. Trajneri Cungu, në kushtet kur presidenti Safet Gjici merr vendime emocionale, i duhet të bëjë durim dhe të sillet tamam sipas shprehjes “tërhiq e mos e këput”. Kështu ndodhi edhe me rastin e fundit pas largimit të Musollit.

Një fakt është i pamohueshëm, që Cungu është trajner mjeshtër për të marrë maksimumin nga grupet modeste. Në kushtet kur Kukësi ka pasur financa të qëndrueshme dhe ku është premtuar ndërhyrje në merkato, ka shpresë për titull. Prandaj, pas Partizanit favorit, Kukësi mund të llogaritet pretendenti i dytë kryesor për titullin. Në gjithë këto javë, ka habitur me ecurinë e saj një skuadër që nuk shihej favorite, Teuta. Nën drejtimin e Bledi Shkëmbit ka bërë mrekullinë, duke kërcënuar pretendentët me lojën dhe rezultatet e saj. Teuta ka 29 pikë, pra fare pranë Kukësit dhe Skënderbeut, dhe në 5 ndeshjet e fundit ka marrë 11 pikë, po aq sa Kukësi.

Kjo skuadër ka një ecuri që është e vështirë të shpjegohet, por ecuria e deritanishme mund të lidhet drejtpërdrejt me cilësitë e trajnerit Shkëmbi. Një trajner i mirë, me një skemë loje sulmuese (dëshmuar nga treguesit sportivë dhe golat e shënuar) mund të bëjë mrekullinë me këtë ritëm. Sidoqoftë, projeksioni nuk ngroh kaq shumë, pasi Teuta ka vështirësi të fitojë ndeshjet jashtë fushës së saj. Duke përjashtuar Laçin nga kjo analizë, pasi ka bërë shumë ndryshime në stol dhe nuk ka fytyrën e një trajneri, por ka ditur falë grupit pa shumë emra por mjaft harmonik të marrë më të mirën, një tjetër rival që shihet se mund të futet në garë është Flamurtari.

Në krye ka një trajner kampion dhe kontigjentin e futbollistëve mjaft të mirë. Por Flamurtarin nuk e lejojnë të jetë pretendent kryesor disa tregues. Së pari ky ekip ka paqëndrueshmëri në lojë e rezultate, nuk fiton jashtë fushës së tij dhe ankesa nga lojtarët se nuk paguhen rregullisht. Për këtë arsye, as projeksioni i Ilir Dajës nuk jep siguri për titull, sepse ka një ecuri “as mish as peshk”. Por Flamurtari është në “valle” për një vend në Ligën e Europës. Merkato e dimrit mund të ndryshojë kursin për shumë skuadra, përfshi dhe pretendentët e kreut.

Të gjithë kërkojnë një sulmues që bën diferencën, por nga analiza e deritanishme, rezulton se Partizani dhe trajneri Skënder Gega kanë treguesit e një skuadre kampione, ndërsa rivali më i frikshëm duket të jetë Kukësi e jo Skënderbeu. Megjithatë, gjithçka duket e hapur.

 

Ecuria e 5 ndeshjeve të fundit:

 

Partizani        10 pikë

Skënderbeu    4 pikë

Kukësi            11 pikë

Teuta              11 pikë

Laçi                   7 pikë

Flamurtari        7 pikë

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh