AlbanianSport.com 27/02/2019 18:25
ASNN – 6 trajnerë në kërkim të së ardhmes. Emra të mëdhenj, magjistarë të drejtimit, që sot, të paktën deri në fund të shkurtit, nuk kanë ende asgjë të qartë përsa i përket të ardhmes për këtë sezon.
Janë 6 histori për t’u treguar, të paktën në këtë fazë embrionale, sepse duhen faqe të tëra ende për t’u shkruar por që nuk kanë mbërritur ende në imagjinatën e autorëve përkatës.
MASIMILIANO ALEGRI
Galeone ka thënë për të, hapur: “Nuk do të qëndrojë te Juve, e sigurt”. Nuk duhet nënvlerësuar asnjëherë ajo që thotë Gale sidomos kur bëhet fjalë për Masimilianon. Ai di diçka. Por nëse Alegri fiton Ligën e Kampioneve, e me titullin e 5-të të Serisë A në xhep, atëherë është trajneri livornez ai që duhet të bëjë zgjedhjen e tij. Po nëse eliminohet në turi i 16-shes së Ligës së Kampioneve nga Atletiko e Madridit, atëherë është klubi që do nisë kërkimet.
Midis këtyre dy hipotezave, ndodhet pyetja: ku do të shkojë Alegri? Nga Madridi vijnë sinjale nga Florentino Perez, pasi Solari nuk do të jetë më në krye të Realit sezonin e ardhshëm. Nga ana tjetër Alegri nuk do të refuzonte ndonjë zgjidhje nga kampionati anglez. Apo edhe Paris SG-ja, kur është konfirmuar drejtori sportiv, Antero Henrike, që nuk ka raporte të mira me trajnerin aktual Tuhel.
ANTONIO KONTE
Sipas të gjitha gjasave do të jetë te Inter. Filosofia e tij është tashmë e qartë: asnjëherë nuk do të marrë ekip në mes të sezonit. Mundësisht të bëjë një projekt afatgjatë. Inter nuk është si Juve në 2011, por ka dëshirë për t’u rikthyer në nivelet e larta pas kësaj periudhe të keqe. Por Conte sigurisht që do të kërkojë të bëjë një ekip sipas imagjinatës së tij, e këtë Marotta e di më mirë se kushdo tjetër.
ZHOZE MURINJO
ndodhet në një situatë si asnjëherë tjetër gjatë karrierës së tij të gjatë. Nuk fiton një trofe prej dy vitesh, e larguan nga skuadra pas disa muajsh drejtim dhe ende nuk ka gjetur ndonjë që t’i ofrojë një kontratë të majme e afatgjatë. Jo rastësisht ka zgjedhur të bëjë komentatorin televiziv, sigurisht me një kontratë “alla Murinjo”. Disa kontakte nga Reali i Madridit apo Çellsi, por që u shumuan, duke bërë që portugezi të bëjë një vit pushim.
MAURICIO SARRI
Prej kohësh ndodhet në qendër të vëmendjes së Roman Abramoviçit. Tifozët e Çellsit janë kundër tij e lojtarët më keq akoma. Duke folur para mediave se sa të mërzitur janë nga stërvitjet e trajnerit toskan. Tani duhet kuptuar nëse Sarri do të arrijë ta përfundojë sezonin apo do të largohet më parë e të kthehet në Itali. E mund të jetë Roma që e pret, pasi e ardhmja e Di Franceskos është e lidhur me mijëra variante të mundshme.
LUÇIANO SPALETI
Po luan shanset e fundit për të qëndruar me Interin, edhe pse sinjalet nuk janë aspaj inkurajuese. Pronarët kinezë kanë qenë tepër të qartë: besimi që i ishte dhënë, gjatë periudhës më të errët të skuadrës, ka kaluar deri në fund të sezonit. Objektivi minimal është kualifikimi në Ligën e Kampioneve, por ky mund të mos mjaftojë. Një sinjal i fortë mund të jetë fitimi i një trofeu. Dhe i vetmi i mundshëm është ai i Ligës së Evropës.
ZINEDIN ZIDAN
Pushim që nga fillimi i këtij sezoni, pasi i tha “jo”, drejtimit të mëtejshëm të Realit të Madridit, sot ndodhet në një pozicion tepër të privilegjuar. Ka të paktën 3 mundësi, të cilat mund të gjejnë zgjidhje nga sot deri në fund të qershorit. Mund të jetë pasardhësi i Alegrit te Juventus, nëse do të arrihet një divorc me konsensus. Zidani i pëlqen shumë Abramoviçit për Çellsin e tij, por ekziston edhe një bisedë e hapur me Mançester Junajtid, që mendon ta konfirmojë Ole Gunar Solslkjaerin, por edhe mund të ndryshojë mendje.