AlbanianSport.com 12/03/2019 16:30
ASNN – Piktogrami që do të përdoret në Lojërat Olimpike të Tokios në 2020 u zbulua të martën, kur kanë mbetur edhe 500 ditë për të shkuar deri në ceremoninë e hapjes. Kanë qenë fëmijët e ardhur nga prefektura e Fukushimas ata të cilët kanë zbuluar piktogramin.
Kur Komiteti Olimpik Ndërkombëtar vendosi që në shtator 2013 Tokio do të presë Lojërat Olimpike 2020 të gjithë japonezët u gëzuan. Si për të harruar viktimat dhe shkatërrimet nga tërmeti dhe cunami i 2011-ës. Por buxheti fillestar ishte tepër i lartë, rreth 2 miliardë dollarë, dhe u hoq dorë prej tij.
Më pas Franca u ankua në Komitetin olimpik ndërkombëtar se Takeda, kreu i Komitetit Olimpik të Japonisë kishte paguar 2.3 milion dollarë për zgjedhjen e kryeqytetit japonez. Gjë që u hodh poshtë si nga komiteti olimpik japonez edhe ai ndërkombëtar. Pra rruga drejt olimpiadës së Tokios, për organizatorët nuk ka qenë e lehtë.
Ndërkohë që Maskotët e Tokio 2020, janë përcaktuar më parë dhe janë “Mirakova”, që japonisht do të thotë “e ardhmja, e kombinuar me përjetësinë”, dhe “Someiti”, që flet për një shumëllojshmëri të pemëve ikonike të Japonisë, që shprehin fuqinë.