ASNN – Sulmuesi gjerman, Miroslav Klose, do të mbajë veshur fanellën e Lacios edhe sezonin e ardhshëm. Ishte vetë 37-vjeçari, i cili zbuloi lajmin përmes një letre të postuar në rrjetin social “Facebook” të klubit bardhekaltër.
Golashënuesi gjerman deklaroi se është një vendim i marrë me zemër, duke shtuar se ai dhe familja e tij ndihen shumë mirë në kryeqytetin italian. Klose pohoi se tifozët e Lacios janë fantastikë dhe e tregojnë në çdo moment mbështetjen ndaj skuadrës.
Është e habitshme se si Lacio ka mundur të zgjasë kontratën me një “të moshuar”, por referuar mediave italiane një zgjatje e tillë e kontratës lidhet me nevojën që lacialët të kenë në gjirin e tyre një lojtar stoli me përvojë. Pikërisht këtë ka pasur parasysh edhe vetë drejtori Igli Tare.