AlbanianSport.com 23/09/2019 19:05
ASNN – Një medalje e bronztë, por edhe një vend i 5-të në botë nga Briken Calja, që e ka ngjitur Shqipërinë në podium, ka qenë gjithçka që delegacioni kuqezi ka arritur në në Botërorin e Peshëngritjes në Tajlandë.
Pavarsisht përpjekjeve të 3 shtangistëve të tjerë, Erkand Qerimaj dhe Daniel Godelli, por edhe Krenar Shorajt, që ka garuar i fundit të hënën paradite, paraqitja e tyre ka qenë modeste.
Të gjitha garat e peshëngritësve kuqezi u sollën për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, në kanalin RTSH Sport. Klikoni videon e mëposhtme për kronikën e plotë.